Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Raportimi nga mediat zyrtare mbi sulmin mbi flotiljen e Gazës ishte i pabalancuem dhe i sunduem nga versioni i cunguem i Izraelit për ngjarjet.

 


Prejardhja e fotografive t'armëve me gjasë të gjetuna n'anije asht vu në dyshim në blogosferë. Foto: AP

Prej momentit kur komandot detarë izraelitë nisën sulmin kundër flotiljes që synonte me thy rrethimin e Gazës tue pru ndihmë humanitare në territor, përpjekja nga të dyja anët për me mbizotnue perspektivën se si e mbuloi media ngjarjen – nji përpjekje që filloi ditë përpara sulmit të të hanës n'ora 4 të mjesit – hyni në nji fazë krejt tjetër.

Menjiherë mbasi komandot u ulën në Mavi Marmara, anija turke që mbante ma se 600 aktivistë, transmetimet e drejtpërdrejta satelitore nga anija u ndërprenë. Prej asaj pike e mandej, autoritetet izraelite morën kontrollin pothuejse të plotë t'asaj se si mund të baheshin publike dëshmitë e asaj që po ndodhte. Videoja e regjistrimit të fundit transmetue nga gazetarët në bord u ba e mundun menjiherë nga burime si al-Jazeera dhe IHH (Fondacioni Turk për Liritë e të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare), por ajo tregonte nji pamje shum ngatërruese: kishte pasagjerë të plagosun randë, prapseprap ishte e pamundun me ditë se si ishin plagosë ata.

Ajo që ka pa bota prej atëhere, janë ose video të modifikueme të xhirueme nga izraelitët ose video të tjera xhirue nag aktivistët por të konfiskueme nga izraelitët dhe si pasojë të ndryshueme dhe të mundësueme përmes burimeve izraelite.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval