lajme - përkthim
Sipas ekspertëve, bota përballet me nji t'ardhme me pak mish dhe pa pambuk për shkak të nji uljeje drastike të kolonive të bletëve.
Shum drithna jetikë varen nga pllenimi i bletëve, por shifrat e fundit tregojnë se nji e treta e tyne nuk i kanë mbijetue dimnit në ShBA.

Ma shum se tre milion koloni n'Amerikë dhe miliarda bletë në mbarë botën kanë vdekë qysh prej vitit 2006.
Pesticidet besohet se janë shkaku kryesor i krizës së njohun si Çrregullim i Uljes së Kolonive, që damton shëndetin e bletëve tue i ba ma të prekshme ndaj sëmundjeve.
Por shkencëtarët nuk e dinë me siguri dhe po kruejnë kryet se si me e ndalue katastrofën. Faktorë të tjerë që luejnë rol munden me qenë parazitët gjakthithës dhe infeksionet.
Disa ekspertë thonë se bletët janë drejt zhdukjes.
Numri i kolonive të bletëve në ShBA ka ra me 34 përqind dimnin e kaluem sipas nji studimi nga Shëerbimi Bujqësor i vendit, dhe disa bletërritës tregtarë kanë raportue humbje deri në ma shum se 60 përqind në vit.
burimi
| Random Content | |