lajme - përkthim
Komiteti i Senatit për Shërbimet e Armatosuna dhe Shpia e Përfaqësuesve kanë votue me përmbysë politikën "Mos pyet, mos kallxo", tue detyrue homoseksualitetin e hapun n'ushtri. Ligjbasit liberalë po e shtyjnë ligjin përpara edhe pse Pentagoni nuk i ka dhanë rekomandimet e veta mbi këte çështje. Ndryshimet në Shpi dhe Senat nënkuptojnë se ligji nuk ka me u miratue deri mbasi të publikohet studimi i Pentagonit; miratimi i parakohshëm nënkupton se studimi ka me qenë i favorshëm.
Ted Pajk
Në nji anketim ushtarak të vitit 2008, 58 % e ushtarakëve aktivë të pyetun thanë se ishin kundër shfuqizimit të "Mos pyet, mos kallxo". Bazue n'anketim, National Review llogarit se deri në 10 % kanë me e braktisë ushtrinë nëse shtërngohen me bashkekzistue me homoseksualët e hapun. Drejtuesi demokrat i Shpisë i ngarkuem me politikat ushtarake e kundërshtoi ma kot shfuqizimin. Ai tha se ligji kishte me krijue "shpërbamje" ndërkohë që ushtria asht në mes të dy konflikteve madhore, n'Irak dhe n'Afganistan.
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |