Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Shefi i ndryshimeve klimatike t'OKB-së Rajendra Pachauri thotë "Më falni" dhe bahet asnjanës

Kryetari i zjarrtë i organizmit të ndryshimeve klimatike të OKB-së ka me marrë nji rol asnjanës këshillues dhe ka pranue mos me ba deklarata ku kërkohen taksa të reja dhe politika të tjera radikale në uljen e emetimeve.



Në nji intervistë me The Times, Rajendra Pachauri, kryetar i Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike, kërkoi falje për trajtimin nga ana e organizatës së tij të ankesave lidhun me gabimet në raportin e saj.

Ai kërkoi gjithashtu të falun pse e ka quejtë "shkencë koti" nji raport të qeverisë s'Indisë i cili sfindonte mëtimet e PNNK-së (IPCC) lidhun me shkrimjen e shpejtë të glacierëve të Himalajave.

Por Dr. Pachauri kundërshtoi kërkesat për dorëheqjen e tij dhe kambënguli që ka me mbetë kryetar deri mbas publikimit të raportit tjetër të PNNK-së më 2014.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval