Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Sa mirë për torontasit. Megjithë frymjen e gripit të derrave dimnin e kaluem, vetëm 28.2% e banorëve t'atij qyteti e morën mundimin me marrë vaksinën kundër “pandemisë”; kjo asht ma pak se 35% që vaksinohen zakonisht nga gripi sezonal.

MIKE CLARKE/AFP/Getty Images)

Prej cilës pandemi duhet me u ruejtë këte vit?

Edhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të Torontos nuk qe e mundun me u detyrue me e marrë vaksinën. Vetëm 60% e tyne ishin t'interesuem.

Barbara Xhaf, kreu i kontrollit të sëmundjeve të transmetueshme për Bordin e Shëndetësisë së Torontos, e shpalli veten pak a shum të kënaqun me përgjigjen e publikut. Por si mundet me qenë e kënaqun ajo? Tue pasë parasysh ma shum se 1 miliard dollarët e harxhuem nga Otava për histerinë e gripit të derrave (që me gjasë shkon në 2 miliard apo ma shum kur shtohen n'ekuacion fushatat krahinore dhe bashkiake), nji përqindje vaksinimi 28% asht katastrofale nëse qëllimi yt asht me pasë t'imunizuem sa ma shum njerz që të jetë e mundun. Përqindja prej 35% në shumicën e dimnave arrihet me nji kosto shum ma t'ulët të shpenzimeve dhe alarmimit publik.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval