lajme - përkthim
Presidenti Obama në fshehtësi ka sanksionue nji rritje vigane të numri të forcave speciale amerikane që kryejnë misione kërkim-shkatërrimi kundër al-Kaedës anembanë botës, ku tashti trupat amerikane veprojnë në 75 vende.
Obama në fushatë zgjedhore para se m'u zgjedhë president gjatë intonimit të hymnit kombtar amerikan
Zgjerimi dramatik i përdorimit të forcave speciale, që në shtrimjen e tyne botnore shkojnë shum përtej misioneve të fshehta autorizue nga Xhorxh W. Bush, pasqyrojnë se sa agresivisht po e ndjek presidenti al-Kaedën pas retorikës së tij të angazhimit dhe diplomacisë botnore.
Çifti Obama në nji karikaturë të revistës New Yorker menjiherë mbas hymjes në Shpinë e Bardhë
Kur zn. Obama hypi në fron, forcat speciale amerikane vepronin në ma pak se 60 vende. Në 18 muejt e kaluem ai ka urdhnue nji zgjanim të madh në Jemen dhe Brinin e Afrikës — zona të njohuna të veprimtarisë së fortë t'al-Kaedës — dhe tjerakund në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Afrikë.
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |