lajme - përkthim
26 mars 2010
Editorial i Reporterit Kombëtar Katolik (NCR)
Ati i Shejtë duhet me iu përgjigjë drejtpërdrejt pyetjeve, në nji forum të besueshëm, lidhun me rolin e tij – si arqipeshkv i Munihut (1977-82), si prefekt i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit (1982-2005) dhe si papë (2005-tashti) – në keqmenaxhimin e krizës së abuzimit seksual të klerit.
Peter Isely, majtas, i flet gazetarëve ndërsa Barbara Blaine tregon nji foto të vetën si fëmi dhe nji tabelë ku shkruhet “Tregoni të vërtetën! Stop sekretivitetit" tue marrë pjesë në nji demonstratë kundër abuzimit seksual të fëmive nga kleri në sheshin Shën Pjetri në Vatikan më 25 mars. (foto CNS /Alessandro Bianchi, Reuters)
E kërkojmë këte jo vetëm si gazetarë që kërkojnë nji lajm, por si katolikë që mendojnë se rrethanat e jashtzakonshme kërkojnë nji përgjigje të jashtzakonshme. Asgja ma pak se nji llogaridhanie e plotë, personale dhe publike, s'ka me fillue me e zhdrivillue nji krizë që po e ngulfat kishën në mbarë botën. Kaq serioze asht kjo gja.Deri më tash, nsa rrëëimet për veprimet administrative që rezultuen në zhvendosjen e klerikëve abuzues nga famullia në famulli anembanë Europës, përgjigjja personale e Papës Benedikt XVI asht kufizue në nji letër drejtue kishës irlandeze. Epistullat e tilla janë të zakonshme dhe të nevojshme, por të pamjaftueshme.
Me zbulimet e matejshme më 26 mars nga The New York Times se ka memorandume dhe regjistrime takimesh që tregojnë se Benedikti minimalisht të paktën duhej t'ishte informue se nji prift abuzues po vinte në arqipeshkvinë e Munihut dhe që ai mandej ishte caktue pa kufizime në detyra pastorale, bahet edhe ma e vështirë me i pajtue gjuhën e ashpër të papës në letrën e tij drejtue arqipeshkëve irlandezë me sjelljen e tij vetë ndërsa kryesonte nji seli të randësishme.
Nuk mundet ma Vatikani thjesht me lëshue mesazhe papale – që i nënshtrohen interpretimeve gati të pafundme dhe ndërtimeve tepër të nuancueme – që “përthithen” pasivisht nga besimtarët. Nuk munden ma zyrtarët dytësorë të Vatikanit, ata që i shërbejnë papës, të lëshojnë deklarata dhe të presin që ato të pranohen pa mëdyshje.
lexoje të plotë shkrimin këtu
| Random Content | |