lajme - përkthim
Harold Ljuis (Lewis) asht Profesor Emeritus i Fizikës në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara. Këtu asht letra e tij e dorëheqjes drejtue Kërtis G. Kallani i Riu (Curtis G. Callan Jr), Universiteti Prinston, president i Shoqnisë Amerikane të Fizikanëve.
Njuton: "Yfff, ti Hansen, Man, Xhons et al! Ju s'jeni të denjë për emnin shkenctar! Jua hangërt rubeola your shrivelled peterkins!"
Anthony Watts describes it thus:
Ky asht nji moment i randësishëm në historinë e shkencës. Unë do ta përshkrueja si nji letër të nivelit të Martin Luterit, tue gozhdue 95 tezat e tij në derën e kishës së Vitenburgut. Ia vlen me e përsëritë letrën në tanësinë e saj në çdo blog që diskuton shkencën.
Asht aq trandëse saqë po e jap pa komente të matejshme. (H/T GWPF, Richard Brearley).
I dashtun Kurt:
Kur iu bashkova s'pari Shoqnisë Amerikane të Fizikanëve gjashtdheteshtatë vjet ma parë, isha shum ma i vocërr, ma i butë, e prapseprap ma i pakorruptuem nga lumi i pareve (nji kërcënim kundër të cilit Duajt Ajzenhaueri paralajmëroi nji gjysë shekulli ma parë). N't'vërtetë, zgjedhja e fizikës si profesion ishte garantuese e nji jete të vorfën dhe abstinence - ishte Lufta II Botnore që e ndryshoi krejt këte. Perspektiva e fitimit në këte jetë i tërhiqte pak shkenctarë. Jo ma larg se tridhetepesë vjet ma parë, kur drejtova studimin e parë t'APS-së të nji çashtjeje të debatueshme shoqnore/shkencore, Studimin e Sigurisë së Reaktorit, megjithëse kishte zelltarë plot jashtë, nuk kishte asnji shenj trysnie përtej kufijve mbi ne si fizikanë. Ne, prandaj, ishim në gjendje me prodhue at' çka unë besoj se ishte dhe asht nji vlersim i ndershëm i gjendjes n'at kohë. Ma tej, ne u aftësuem ma shum prej pranisë së nji komiteti mbikqyrës përba nga Pief Panofski (Pief Panofsky), Viki Vejskop (Vicki Weisskopf) dhe Hans Bethe, të gjithë fizikanë me shtat të naltë pa të shame. Isha krenar për çka bamë në nji atmosferë të ndezun. Në fund, komiteti mbikqyrës, në reportin e tij para presidentit t'APS-së, vërejti pavarësinë e plotë me të cilën e kryem punën ne dhe parashikoi se raporti kish me u sulmue nga të dyja palët. Ç'tribut ma të madh mund të ketë?
Sa ndryshe asht tashti. Gjigandët nuk ecin ma në tokë dhe lumi i pareve asht ba raison d’être e shum kërkimeve fizike, ushqimi jetik shum të tjerave dhe ai jep mbështetje për nji numër të pathanë vendesh pune profesionale. Për arsye që së shpejti kanë me u ba të qarta, krenaria ime e maparshme e të qenit antar i APS-së në gjithë këta vjet asht kthye në turp, dhe jam i detyruem, pa pikën e kënaqësisë, me ju ofrue dorheqjen time nga Shoqnia.
Asht, sigurisht, mashtrimi i ngrohjes botnore, me (literalisht) miliardat e dollarëve që e shtyjnë, që ka korruptue kaq shum shkenctarë dhe e ka marrë para APS-në si nji dallgë e ashpër. Asht mashtrimi ma i madh dhe ma i suksesshëm pseudoshkencor që kam pa në jetën time të gjatë si fizikan. Çdokush që ka dyshimin ma të vogël, duhet ta detyrojë veten me lexue dokumentet e Klajmet Gejtit, që e nxjerrin lakuriq. (Libri i Montfordit i organizon faktet shum mirë). Unë nuk besoj që ndonji fizikan i vërtetë, as shkenctar, nuk mund t'i lexojë ato gjana pa neveri. Unë do ta baja at' neveri nji përkufizim të fjalës shkenctar.
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |