lajme - përkthim
Prej The Guardian e New York Times te Washington Post e Reuters, kam paraqitë disa shkrime e artikuj në mediat e rrymës qendrore të botës gjatë viteve të fundit. Të gjitha shkrimeve të mia iu përgjigjën njilloj: "Nuk pranohet"!
Kuorosh Ziabari
Në mënyrë të qenësishme, asht ambicja e secilit gazetar me arritë nji audiencë ma të madhe, me pasë ma ekspozim, me ba përparim dhe me e përmirësue përvojën. Me e lanë mënjanë motivin kryesor të të qenit me famë si referencë e vemendjes publike, gazetari synon me e ngritë pikëpamjen e vet dhe me propagandue mënyrën se si i sheh ai çështjet e ndryshme si punë e saktë dhe e rregullueme. Gazetari kryesisht kërkon mënyra me ekzaltue interpretimin e tij të çështjeve dhe me i dhanë lexuesit nji analizë pak a shum të besueshme, të kujdesshme, të nji incidenti të caktuem, që kufizohet n'at "çka ai beson".
Si mundet me manipulue media
Tue mendue për metodat për me e përhapë rrezen e vet, qëllimi kryesor i gazetarit asht me ndejtë në lidhje me audiencat globale, me i udhëzue në bazë të botëkuptimit të vet, me mbrojtë nji filozofi të caktueme dhe me denoncue anët e tjera të mendimit. Kjo asht se si e përmbush gazetari misionin e tij pavarësisht përkatësisë ideologjike dhe reflektive të tij.
Misioni i qenësishëm i nji gazetari asht me ngritë opionionet publike, me i ndihmue me dallue të drejtën nga e gabuemja dhe me nxitë vlerën e mendimit kritik. Megjithëse gazetaria e shekullit XXI asht ba nji mekanizëm instrumental për shpërndamjen e rrenave, propagandën e zezë dhe luftën psikologjike, përgjegjësia parësore e nji gazetari asht me thanë të vërtetën edhe me çmimin e humbjes së tij vetë.
Gjithsesi, nuk po zgjatem kaq shum për me mbrojtë parimet dhe themelet e gazetarisë dhe me predikue për bazën e gazetarisë etnike; as me renditë përgjegjësitë e nji gazetari të fisëm dhe me listue detyrat e tij sa i përket opinioneve publike. Ajo çka do doja me diskutue asht arsyet pse "ata" nuk na botojnë "neve". Pra, kush janë "ata" dhe kush jemi "ne"?
"Ata" janë mediat e prangosuna korporative, interesat e të cilave janë të mpleksuna me njena-tjetrën. "Ata" janë rrjetet mediatike, faqet e internetit, revistat dhe zhurnalet që kanë frikë nga ana tjetër e medaljes, kështu që "ata" preferojnë me e fshehë këte anë nga publiku ose me e shtrembnue.
lexoje të plotë artikullin këtu
Kourosh Ziabari asht bloger dhe gazetar 18-vjeçar nga Irani. Ai ka botue librin "7+1" që asht nji përmbledhje e intervistave të tij me 7 autorë bashkohorë iranianë. Ziabari asht autor konntribues i Opednews.com; asht edhe korrespondent për Iranin i OhMyNews international. Blogu i tij n'anglisht
| Random Content | |