Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Në raportimet e mia unë udhëtoj rregullisht në republikat banane, të njohuna për pabarazinë e tyne. Në disa nga këto plutokraci, 1 përqindshi ma i pasun gllabëron deri në 20 përqind të pasunisë kombtare.

Nikolas D. Kristof

Por a e dini çka? Nuk ke nevojë ma me udhëtue në vende të largëta e të rrezikshme për m'e vërejtë nji pabarazi kaq të mnershme. Tashti ne e kemi në shpinë tonë, dhe pas zgjedhjeve të të martës mund të bahet edhe ma keq.

1 përqind e amerikanëve tashti çon në shpi pothuejse 24 përqind të të ardhunave, prej pothuejse 9 përqindshit që ishte në vitin 1976. Siç e vërejti Timoti Noah nga Slatenë nji seri të shkëlqyeme mbi pabarazinë, Shtetet e Bashkueme tashti flitet se kanë nji shpërndamje ma të pabarabartë të pasunisë sesa republikat tradicionale banene si Nikaragua, Venezuela dhe Guajana.

Drejtuesit ekzekutivë të kompanive ma të mëdha amerikane fituan nji mesatare prej afërsisht 42 herë ma të madhe sesa punëtori mesatar në vitin 1980, por 531 herë ma të madhe në vitin 2001. Ndoshta statistika ma tronditëse asht kjo: Prej vitit 1980 në 2005, ma se katër të pestat e rritjes së përgjithshme të të ardhunave amerikane i shkuen 1 përqindshit të ma të pasunve.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval