Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Në nji pranim kuptimplotë lidhun me marrdhaniet mes qeverive kapitaliste dhe interesave ndërkombtare financiare, Financial Times të martën shkroi për “sekretin e ndytë t'Europës”.



Gazeta shkroi nji editorial kundër planit të Bashkimit Europian, Bankës Qendrore Europiane (ECB) dhe Fondit Monetar Ndërkombtar me i dhanë borxh Irlandës dhetna miliarda euro me qëllim që të garantohen plotësisht investimet e bankierëve ndërkombtarë dhe mbajtësave të bonove në sistemin bankar të shpërthiqun të atij vendi.


Sipas planit, Irlanda efektivisht ka me dorëzue e sovranitetin mbi politikën e saj ekonomike tek BE-ja dhe FMN-ja dhe ka me u pajtue me kthye borxhin ma të fundit t'elitës financiare botnore tue krye seri të re e ma të ashpër sulmesh mbi rrogat dhe standardet e jetesës së klasës punëtore.

Financial Times shtjelloi që tue përdorë Shërbimin Europian të Stabilitetit Financiar (EFSF) prej 440 miliard eurosh për me mbulue borxhet e këqija të elitës financiare tue mbështetë banka harrakate, ndërkohë që shteti irlandez shtyhet afër falimentimit, kishte me qenë “nji gabim vdekjeprus”. The Times kambënguli që nji politikë e tillë ishte dritëshkurtë dhe e fatzueme me dështue, ngaqë falimentimet e sovranitetit do të shkaktonin panikë dhe falimentime të reja financiare.


“Kjo do ta mbajë popullin irlandez,” shkroi The Times, “në borxh ndaj atyre që me pakujdesi financojnë bankat e tyne: fondet e EFSF-së duhet, në fund të fundit, të kthehen nga taksapaguesit. Kjo gjithashtu do të jepte nji imprimaturë zyrtare të BE-së mbi sekretin e ndytë të Europës: thesarët publikë do të bajnë gjithçka për me ripague plotësisht kreditorët e bankave private”.

Ajo që Financial Times e quen nji “sekret të ndytë” nuk asht lajm për ata që kanë ndjekë zhvillimet prej ramies së Lehman Brothers 26 muej ma parë. Ajo që të godet, gjithsesi, asht zymtësia me të cilën ky organ i kapitalit financiar britanik pranon ekzistencën e nji diktature të bankave mbi politikën qeveritare anembanë Europës. Jo se asht ma ndryshe në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Afrikë apo Azi.

Gazeta pranon që nji elitë e vogël financiare, që ajo e përshkruen si “të pakujdesshme”, po plaçkit thesarët publikë me qëllim që me mbulue dështimet e veta spekulative, tue i vu popullsi të tana gjatë procesit në statusin e shërbëtorëve “borxhlij”. Asht kjo shtytje e njianshme që qëndron mbrapa vendimeve të qeverive anembanë Europës.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval