lajme - përkthim
Me tregue punëtorët e vet kinezë të stërmunduem në tavolinat e punës nuk asht nji pamje që Mikrosofti kishte dashtë që me e pa bota.
Të punësuem për turne të lodhshme 15-orëshe, në kushte të tmerrshme me nxehtësi 30 gradë, shumica kanë ra me fjetë gjatë pushimeve të vogla 10-minutëshe.
Të punësuem për rreth 50 lek shqiptare të reja në orë, njerzit punojnë gjashtë ose shtatë dit në javë tue ba mausa dhe kamera për kompaninë shum-kombëshe amerikane Mikrosoft.
Kjo foto dhe të tjera si këto u kontrabanduen nga fabrika KYE Systems në Dongguan të Kinës si pjesë të nji hetimi tre-vjeçar nga Komiteti Kombëtar i Punës, nji organizatë e të drejtave të njeriut që mbron punëtorët anembanë globit.
Shumica e punëtorëve, femna në moshë 18 - 25 vjeç, punojnë prej 7.45pd deri në 10.55md, shpesh punojnë 1.000 vetë në nji dhomë 32 x 32 metra.
Sipas KKP-se, atyne nuk u lejohet me folë ose me ndigjue muzikë, detyrohen me hangër ushqime të këqija nga lokalet e fabrikës, nuk u lejohet me shkue në banjo gjatë turnit dhe duhet me pastrue banjot kur dënohen.
Punëtorët gjithashtu flejnë në fjetoret e fabrikës 14 vetë në dhomë. Atyne u duhet me i ble vetë dyshekët dhe çarçafët, përndryshe u duhet me fjetë në shtretën druni 70 cm të gjanë. "Lahen" me nji sfungjer që e lagin në kovë.
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |