lajme -
përkthim
Përditësimi
E premte, 04 Qershor 2010 09:42
E premte, 04 Qershor 2010 09:32
nga Avi Shlaim
Zemra m'u thy kur ndigjova lajmin për sulmin e çmendun të IDF-së mbi anijet e paarmatosuna që mbanin ndihmë humanitare për Gazën në të cilin dhetë vullnetarë ndërkombtarë u vranë dhe shum të tjerë u plagosën.
Avi ShlaimKam shërbye me krenari të madhe patriotike n'IDF më 1964-1966. N'ato dit, IDF-ja ishte siç e kish emnin: Forca e Mbrojtjes s'Izraelit. Trishtueshmënisht, në katër dekadat e fundit, ushtria ime asht kthye në nji forcë brutale të nji pushteti kolonialist.
Ushtria izraelite i merr urdhnat nga qeveria e zgjedhun demokratikisht. Megjithate, qeveria aktuale asht ma e papërgjegjshmja, ma e djathta dhe racistja në historinë e Izraelit. Duket se ajo mendon se Izraeli asht sipër ligjit dhe sjellja e saj asht gjithnji e ma shum paranojake dhe e paarsyeshme. Natën e kalueme kjo qeveri kaloi edhe nji vijë tjetër të kuqe tue urdhnue nji sulm krejtësisht të paprovokuem mbi civilë të pafajshëm që mbanin ndihmë tejet të nevojshme për popullin e vuejtun të Gazës. Mbi ligjshmërinë dhe moralitetin e këtij sulmi nuk ka hapsinë për debat. Vrasja e civilëve asht e gabueme. Pikë.
Avi Shlaim asht profesor i marrdhanieve ndërkombtare në Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit Izraeli dhe Palestina: Rivlerësime, rishikime, shfuqizime
lexoje të plotë artikullin këtu