Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Në nji epokë kur nxanësit ia kthejnë fjalën mësuesit, mungojnë në klasë dhe vishen gjithnji e ma rrezikshëm, nji qytet në Teksas ka gjetë nji zgjidhje të thjeshtë: me kthye shkopin.

Shumica e shkollave anembanë vendit e kanë ndalue rrahjen e nxanësve kaherë. Teksasi e futi në modë prap këte. Afërsisht nji e katërta e afërsisht 225.000 nxanësve që morën ndëshkime fizike në shkallë vendi më 2006, shifrat ma të fundit të regjistrueme, ishin nga Teksasi.

Por edhe me standardet e Teksasit, Templli asht i pazakontë. Ky qytet, nyje e ngjeshun hekurudhash me 60.000 banorë, e ndaloi nji herë këte praktikë dhe mandej e risolli në jetë me kërkesën e prindëve të cilët i kish marrë malli për shkollat e rregullta të të kaluemes. Pa shkop, "nuk kishte pasoja për fëmitë" tha Stive Rajt, që ka nji firmë ndërtimi dhe asht presidenti i bordit të shkollës në Tempëll.

Prejse shkopi u kthye në 14 shkollat e qytetit me nji votë unanime nga bordi në maj, sjellja në gjimnazin e vetëm të Tempëllit ka ndryshue dramatikisht, tha Rajti, edhe pse asht rrahë vetëm nji nxanës në krejt sistemin arsimor.

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval