Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - përkthim

Nji viktimë e nji prifti amerikan t'akuzuem se ka qenë pedofil serial e ka hedhë në gjyq Papën dhe Vatikanin në nji përpjekje për me fitue hymje në dokumentet sekrete që përmbajnë hetimet e mbrendshme mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike Romane.



Xhef Anderson

Avokati Xhef Anderson flet në nji konferencë për shtyp. Foto: AP

"Asht nji histori e gjatë dhe e dhimbshme e Vatikanit dhe zyrtarëve të naltë... tue fshehë dhe pengue të vërtetën dhe tue mbrojtë veten e reputacionin e tyne në vend se me i mbrojtë fëmitë", tha avokati Xhef Anderson në nji konferencë për shtyp.

"Kjo padi kërkon veprim të matejshëm nga Vatikani dhe largimin e çdo prifti që ka dhunue qoftë edhe nji fëmi si dhe të secilit ipeshkv e kardinal që ka marrë pjesë në këto krime".

Z. Anderson, i cili ka dekada që kërkon drejtësi për viktimat e abuzimit seksual si fëmi, tha se rasti ishte i "paprecedent" në qëllim dhe në kërkesa.


Rasti aktualisht gjendet para Gjykatës së Naltë për me përcaktue se a mundet m'u paditë Vatikani, i cili mëton imunitet, në nji gjykatë amerikane.

Padia u ngrit n'emën të nji viktime të paspecifikueme të priftit pedofil serial padër Lorenc Mërfi (Lawrence Murphy), i cili akuzohet se ka ngacmue të paktën 200 fëmi në nji shkollë për shurdhët në Viskonsin.

Asht rasti i pestë që z. Anderson ka marrë përsipër n'emën të viktimave të Mërfit.

Ai nxori dokumente në mars që tregonin se Papës Benedikt XVI, atëherë kardinal Jozef Ratzinger, iu banë të ditun akuzat kundër Mërfit në vitin 1996 por nuk ndërmori ndonji veprim.

Z. Anderson tha se edhe pse dhunimi i Mërfit iu raportue arqipeshkvit në vitet 1950 dhe policisë më 1974, ai mbeti prift me emën të mirë deri sa vdiq më 1998.

Edhe pse nën trysninë e nji lumi skandalesh që janë përhapë anembanë Europës, Vatikani e mbrojti me fuqi Papën, tue shtjellue se zyra e Ratzingerit vendosi mos me i nisë procedurat e largimit kundër Mërfit për shkak të shëndetit të keq dhe izolimit të tij.

Papa ka thanë që Kisha Katolike Romane po ndërmerr veprime kundër të pabameve të priftënve pedofilë dhe "ndante" vuejtjet e viktimave të dhunimeve.

Z. Anderson i quejti sigurimet e Papës "me la gojën".

burimi

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval