lajme - përkthim
Gail Dines, autorja e nji libri të ri shpërthyes për industrinë e seksit, mbi atë se pse pornografia s'ka qenë kurrë kërcënim ma i madh për marrdhaniet tona.
Herën e fundit që e pashë Gejl Dajnsin (Gail Dines) tue folë, në nji konferencë në Boston, ajo e bani me qa audiencën me përshkrimin e saj të problemeve shkaktue nga pornografia dhe provokoi ilaritet me vëzhgimet e mprehta mbi vetë pornografët. Aktivistët në audiencë u frymëzuen rishtas dhe burrat e pranishëm, shum nga të cilët s'e ishin pa kurrë ma përpara pornografinë si problem, u vunë në radhë ma mbrapa tue u përbetue me dhanë mbështetje. Skena theksoi karizmën shpërthyese të Dajnsit dhe faktin se qysh prej vdekjes së Andrea Dvorkinit (Andrea Dworkin) ajo ka marrë rolin ma të vështirë e ma interesant publik: fushatuesja kryesore botnore anti-pornografi.
Dajnsi asht po ashtu nji akademike tejet e vlerësueme dhe libri i saj i ri Pornland: How Porn Has Hijacked Our Sexuality (Atdheu i pornos: si e ka grabitë pornoja seksualitetin) sapo ka dalë në ShBA. Ajo e ka shkrue ate kryesisht për me edukue njerzit se si asht pornografia sot, shprehet vetë autorja, dhe për me hedhë poshtë çdo nocion të saj si ngallmim i patëkeq. "Ne tashti po rrisim nji brez djemsh mbi pornon mizore, të dhunshme," thotë ajo, "dhe tue pasë parasysh se çka dimë për ndikimin e pamjeve mbi njerzit, kjo ka me pasë nji impakt të thellë mbi seksualitetin, sjelljen dhe qëndrimin e tyne kundrejt femnave."
lexoje të plotë artikullin këtu
Përmbajtja dhe pjesë nga libri