lajme - përkthim
Për me u sigurue që detyrat ma të ndijshme të vendit të kryhen vetëm nga njerz besnikë mbi të gjitha ndaj interesit kombtar, rregullat federale thonë që kontraktorët s'mund të kryejnë at' çka quhet "detyra thelbësore qeveritare". Por ata e bajnë, tanë ditën e lume dhe në çdo agjenci inteligjence dhe kundërterrorizmi, sipas nji hetimi dy-vjeçar nga gazeta amerikane The Washington Post.
![]()
Ajo që filloi si nji ndreqje e përkohshme në përgjigje të sulmeve terroriste asht kthye në nji varësi që ven në dyshim se a mos përfshin forca federale e punës shum njerz që i përgjigjen ma shum aksionerëve sesa interesit publik -- dhe që qeveria ndoshta s'asht në kontroll të veprimtarive të veta ma të ndijshme. N'intervista të javës së kalueme, si Sekretari i Mbrojtjes Robert M. Gejts ashtu edhe drejtori i CIA-s Leon Paneta thonë që pajtohen me këta shqetësime.
Hetimi i Uashington Postit zbuloi at' çka shkon deri në nji gjeografi alternative e Shteteve të Bashkueme, nji Amerikë Top Sekret krijue mbas 11 shtatorit që asht e mshehun nga pamja e publikut, që nuk ka mbikqyrje të gjithanshme dhe kaq e stërmadhe saqë asht i pamundun vlerësimi i efikasitetit të saj.
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |