Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - shkrim

Rejkjavik: Ma shum se nji vit e gjysë mbasi bankat madhore t'Islandës falimentuen, tue e mbytë ekonominë e vendit, policia ka fillue me ndalue nji numër bankierash të randësishëm ndërsa ekzekutivë e pronarë të maparshëm përballen me nji padi gjyqësore prej dy miliard dollarësh.


Bankster, akrilik, 21" x 16", 2009


Qysh se tri bankat ma të mëdhaja t'Islandës -- Kaupthing, Landsbanki dhe Glitnir -- falimentuen në fund të vitit 2008, ekzekutivët dhe ish-pronarët e tyne kanë jetue jashtë Islandës të pashqetësuem.

Por publikimi muejin e kaluem të nji hetimi parlamentar mbi krizën e thellë financiare dhe ekonomike t'ishullit shenjoi kthimin e drejtimit t'ernave, tue e hedhë fajin ma të madh për falimentimin e bankave mbi drejtuesit e maparshëm të bankave që kishin marrë "hua të papërshtatshme nga bankat" për të cilat punonin.

Të mërkurën, administratorët e likuidimit të Glitnir-it njoftuen se kishin paraqitë nji padi dy miliard dollarësh (1.6 miliard euro) në nji gjykatë të Nju Jorkut kundër aksionerëve dhe drejtuesve të maparshëm për mashtrime.

Glitnir njoftoi se po padiste "Jon Asgeir Johannesson, ma përpara aksioneri i saj kryesor, Larus Welding, ish-shefi ekzekutiv i Glitnir-it, Thorstein Jonsson, ish-kryetari i saj dhe ish-drejtues, aksionerë dhe palë të treta të lidhuna me Johannesson-in për zhvatjen e paligjshme me mashtrim të ma se dy miliard dollarëve nga banka".

Banka tha edhe se "po ndërmerrte veprim kundër ish-auditorëve PricewaterhouseCoopers (PwC) për lehtësimin dhe ndihmën në fshehjen e transaksioneve mashtruese të inxhinierueme nga Johannesson-i dhe bashkëpuntorët e tij, që shkaktuan në fund falimentimin e bankës në tetor 2008."

Padia e Glitnir-it, paraqitë në Gjykatën Supreme të shtetit të Nju Jorkut të martën, për shumicën e problemeve të bankës ia hedh fajin "Johannesson-it dhe bashkë-komplotuesve të tij", që kishin "komplotuar për ta plaçkitur sistematikisht Bankën Glitnir me qëllim të ngrenin kompanitë e tyne në falimentim e sipër". burimi

12 maj 2010

përktheu: Blendi Kraja

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval