lajme - shkrim
Faqet e internetit si Facebook e Beebo janë të famshme por edhe të damshme. Ato ta rrezikojnë vemendjen tue të ba ma të shpërqendruem sipas nji neurologeje të njohun.

Lady Greenfield, profesoreshë e farmakologjisë sinaptike në kolegjin Lincoln t'Oksfordit dhe drejtoreshë e Institit Mbretnor, thotë se impakti psikologjik i Facebook-ut apo Beebo-s asht i damshëm për fëmijët, të cilët i largohen jetës së vërtetë dhe pak nga pak kanë me zhvillue nji jetë "virtuale".
Në nji rast tjetër, Kimberley Swann, nji vajzë e cila punonte në nji institucion financiar u pushue nga puna mbasi bosat e saj zbuluen se ajo e kishte përshkrue vendin e saj të punës si "të mërzitshëm" në Facebook.
Ndërkohë, qeveria britanike, kur ndonji administrator IT ka për t'u përfshi në ndonji projekt qeveritar ka me verifikue krejt miqtë e Facebook-ut ose të faqeve shoqnore, prandaj këta duhet me pasë kujdes së kë zanë shok aty ngaqë kjo mundet me ja prishë karrierën.
Por gjanat janë edhe ma të ndërlikueme se kaq. Simbas këtij artikulli, Facebook-u asht nisë nga CIA amerikane dhe lidhet edhe me Departamentin e Mbrojtjes së ShBA-ve.
Disa citime të randësishme nga dokumentat e Facebook-ut:
Termat e përdorimit

Përkthimi i lirë: "Tue postue përmbajtje në faqe ju automatikisht i jepni... Kompanisë nji licencë të parevokueshme, të përseritshme, jo-ekskluzive, të transferueshme (me të drejtën e sublicensimit), për me përdorë, kopjue, shfaqë publikisht, reformatue, përkthye, citue (tanësisht ose pjesërisht) dhe me shpërnda këte përmbajtje..."
Privacia

Përkthimi i lirë: "Facebook gjithashtu mundet me mbledhë informacion mbi ju nga burime të tjera si gazeta, bloge, mesengjera dhe përdorues të tjerë të shërbimit të Facebook-ut përmes veprimit të shërbimit (p.sh., fotografi) me qëllim që me ju dhanë nji informacion ma të dobishëm dhe
Tue përdorë Facebook-un, ju pajtoheni që të dhanat tueja të transferohen dhe të procesohen në Shtetet e Bashkueme."
| Random Content | |