lajme - shkrim
Burokratët e Brukselit duen me i përpapë drithnat GM anembanë Europës kundër vullnetit të shumicës së popujve të saj, thotë Xheofri Lin.
S'asht thjesht syth, por ka gjasa të dalë nji patate vërtet e nxehtë politike. Asht provë e gjallë dhe e fortë e vendosmënisë së Brukselit për me i përhapë Ushqimet Genetikisht të Modifikueme (UGM) anembanë Europës kundër vullnetit të shumicës së popujve të saj.

Në nji lëvizje të pavume re javën e kalueme, Komisioni Europian sfidoi shumicën e qeverive të cilave supozohet se duhet t'i japë llogari tue i hapë dritën jeshile rritjes së nji patateje të modifikueme në kontinent. Asht hera e parë që nji ushqim genetikisht i modifikuem (GM) asht autorizue për kultivim në 13 vjet. Por tash moratoriumi i gjatë asht shfuqizue dhe miratime të ngjashme pritet të vijojnë me të shpejtë.
vazhdo leximin e origjinalit n'anglisht
| Random Content | |