lajme - shkrim
Sigurisht që ndjehesh çuditshëm me qenë n'epërsi morale por ndjej se kërkohet nji përgjigje ndaj hedhjes poshtë nga BBC Trust të hajgares sime mbi Palestinën.
Si gjithmonë, s'kam ndigjue kurrgja nga BBC-ja përveç se kam lexue në nji gazetë se procedurat editoriale kanë m'u shtërngue ma tepër për me pengue që hajgaret që thonë diçka me i kalue censorëve.
Në rast se ju ka shpëtue, hajgaret në fjalë janë: "I kam studiue artet marciale t'ushtrisë izraelite. Tashti di 16 mënyra si me i ra nji grueje palestineze në shpinë. Njerzit mendojnë se Lindja e Mesme asht shum e ndërlikueme por unë kam nji analogji që e përmbledh ate shum mirë. Nëse e përfytyron Palestinën si nji kek të madh, epo... ai kek po bahet copë-copë nga nji çifut tepër i idhnuem".
Mendoj se problemi këtu asht që producentët e shfaqjes do të kenë mendue se Izraeli, nji shtet agresiv, terrorist, me arsenal bërthamor, asht cak i përshtatshëm për satirizim. Vendimi i Trustit asht thelbësisht nji vërejtje për menaxherat e tyne të linjës. Ai thotë se nëse e mendon se nji shtet don me e shkatërrue nji popull të tanë asht në rregull, atëherë e ke gabim. Izraeli asht jashtë kufijve.
Mendoj se problemi këtu asht që producentët e shfaqjes do të kenë mendue se Izraeli, nji shtet agresiv, terrorist, me arsenal bërthamor, ishte cak i përshtatshëm për satirizim. Vendimi i Trustit asht thelbësisht nji vërejtje për menaxherët e tyne të linjës. Ai thotë se nëse përfytyron nji shtet që don me shkatërrue nji popull të tanë asht e drejtë, e ke gabim. Izraeli s'mund të preket.
BBC-ja nuk pranoi me transmetue nji apel humanitar më 2009 për me ndihmue banorët e Gazës m'i rindërtue shpijat e tyne. Asht tragjike për nji institucion kaq të madh por që tash ka shum frikë dhe asht vulnerabël ndaj çdo lloj lobimi të ushtruem mirë.
Unë i tregova hajgaret në shfaqjen e Radios 4 titullue Kafsha Politike. Ai titull duket se premton komedi provokative me perspektivë. Në praktikë BBC-ja dëshiron me dhanë llojin e vet të komedisë politike pa asnji përmbajtje. Oferta ma e fundit që pashë ishte Two’s The Bubble e BBC-së. Dukej saktësisht si nji shfaqje ku njerz të squet ulen dhe bajnë hajgare për lajmet. Përveç se puna ishte që askush nuk i kishte lexue gazetat. Mundem vetëm me përfytyrue se si e ka pa ate kreu i BBC Trust, tue buzëqeshë si Gordon Brauni kur ja ekzaminojnë dobësinë.
Gjendja në Palestinë duket se asht, në thelb, aparteid. Unë jam rritë me këte punën e aparteidit si fokus i madh i debatit. Dukej se vërtet gjithkujt i interesonte që qeniet njerzore po trajtoheshin n'at mënyrë. Nuk banim thjesht biseda për at' gja, banim gjana. Mbaj mend bojkotet, marshimet dhe demonstratat, të gjitha të mbajtuna sepse s'mund ta duronim që njerzit trajtoheshin ashtu.
Disa vjet ma parë pashë nji dokumentar për jetën në Palestinë. Asht nji pjesë ku nji dinjitare e OKB-së vjen me ba nji foto përfaqësuese jashtë nji spitali të ri. Stafi e di se kjo nuk tregon asgja për dëshpërimin e vërtetë të gjendjes së tyne, keshtu që ia punojnë tu'e nxjerrë në nji pavion anësor gjatë daljes jashtë. Ajo përfundon në nji dhomë me nji fëmi ku doktori i shpjegon se asht në gjendje kritike sepse nuk kanë furnizimet për me e trajtue. Ajo spërdridhet, e kapun në zor nga realiteti i zymtë i dhomës, tue belbëzue dhimbsuni për nji djalë që po vdes.
Regjisori pyet nji nga doktorët se çka mendon se do të ketë arritë ky rreng. Doktori bahet menjiherë i idhnuem, ndoshta ngaqë e ndjeu diçka që e dinte në thelb. Shpërfilljen e botës. "Ajo s'ka me ba kurrgja", i thotë ai regjisorit. Mandej shef kamerën drejtpërdrejt dhe thotë, "As ti s'ke me ba gja".
Kjo më bani me qa dhe i premtova vetes se kisha me ba diçka. Përveç se kam shkru ndonji hajgare idiote, unë nuk bana gja. As ti s'ke ba.
Franki Bojl
| Random Content | |