lajme -
shkrim
Përditësimi
E enjte, 01 Prill 2010 19:42
E enjte, 23 Tetor 2008 17:41
nga Tonin Gjuraj
Megjithëse vendi i vogël, Shqipnia përkrah me ngulm matuninë në marrdhaniet ndërkombtare. Asht qartësisht demokraci pro-perëndimore, që kërkon me iu bashkue NATO-s dhe strukturave të tjera t'Europës Perëndimore, por tregon edhe hapje dhe vullnet me bashkëpunue me vendet e tjera të botës. Izraeli asht pa dyshim nji partner i randësishëm në këte drejtim.
Shqipnia asht vend që ia vlen me u vizitue prej izraelitëve, dhe me u investue në te.
Mikpritja në Shqipni asht e jashtzakonshme. Nuk ka koncept për "të huejin" apo "të jashtmin" në rastin e shqiptarëve. Kjo i ka rranjët në doket shqiptare dhe në vlerat e sotme demokratike. Kjo mundet me shpjegue edhe zhvillimin e ndjenjave miqësore kundrejt hebrejve si në të kaluemen, ashtu edhe sot.
Marrveshja e heqjes së vizave mes Republikës së Shqipnisë dhe Shtetit t'Izraelit, që hyni në fuqi me 27 korrik, ka shenjue nji arritje domethanëse, që pritet me i nxitë edhe ma tej marrdhaniet dypalëshe.
Vendet tona i përkasin besimeve të ndryshme dhe përballen me probleme të ndryshme. Por kjo marrveshja sigurisht që ka me i forcue lidhjet ekonomike dhe kulturore, veçanërisht në dritën e përkushtimit të qeverisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj nji shoqnie të hpun e të lirë.
N't'vërtetë, lidhjet ekonomike janë qysh tash të forta. Kompanitë izraelite po kërkojnë me investue në Shqipni: pasuni të paluejtshme, sektor energjetik, ndërtim, peshkim etj.
Raporti i fundit i Bankës Botnore mbi biznesin, që paraqet renditjet dhe lehtësinë e bamjes biznes në mbarë botën, e tregon Shqipninë me nji hop prej vendit 136 tek i 86-i. Në mbrojtjen e investimeve, Shqipnia renditej e 14-a në botë. Siç theksonte ai raport, nisja e nji biznesi s'ka qenë kurrë ma e lehtë, dhe Shqipnia ka ndërmarrë reforma në fushat e marrjes së kredive, taksimit dhe thjeshtësimit të procedurave tregtare.
450 kilometrat e bregdetit shqiptar ofrojnë nji shembull unik të zhvillimit turistik. Turistët izraelitë munden me dashtë me vizitue sinagogën në Sarandë (në jug të vendit) dhe me pa se si ky vend nuk e harron historinë hebreje dhe e pahtëson ate, duke respektue në këtë mënyrë dinjitetin njerëzor.
Hebrejtë e kanë traditë me kërkue destinacione të reja. Shqipnia, tashma, asht nji destinacion i ri europian, nji pasion i ri për vizitorë e investues.
Turistët izraelitë, në këte, do të vizitojnë vendin që shpëtoi jetët e mija hebrejve gjatë Luftës II Botnore, vendin mbrojtës të fortë t'interesave t'Izraelit në organizata të ndryshme ndërkombëtare, me nji shoqni shumfetare që paraqet nji model harmonie besimi dhe marrdhaniesh ekumenike, nji vend antar i ardhshëm i NATO-s (në prill, vitin e ardhshëm), dhe kandidat për Bashkim Europian.
S'besoni? Hajde shiheni vetë!
*Autori asht ambasadori shqiptar n'Izrael.
burimi
Add comment