lajme - shkrim
Faqja http://www.florjan-v.com/ asht faqja e internetit e nji fabrike peshqirësh në Shkodër.
Deri para nji jave nuk e dija që ekzistonte, por tue bisedue me dy shokë, menaxhera të mundshëm reklame për gegnia.com-in, ra fjala për te. Diskutimi ishte i ndezun, sepse unë po mbroja idenë që shqiptarët janë shum mbrapa me përdorimin e internetit si mjet reklamimi. Dy shokët e mi janë menaxhera kredish nëpër banka e institucione kreditimi, dhe ia dinë reklamës. Por, unë po u thoja se s'ia kanë idenë reklamimit n'internet, asht gja krejtësisht tjetër. Pak a shum ishte kështu:
- Pse duhet që nji firmë me reklamue te gegnia.com? Ajo e hap vetë faqen e internetit.
- Por a din me e ba faqen se? Sa ka gjasa të vijnë dikush tek faqja e firmës? Cilat fjalë e karakterizojnë biznesin e kësaj firme? A janë të përfshime tek kodi i faqes, në mënyrë që ai që kërkon n'internet të vijnë tek faqja e saj?
- Po hyn dikush në gugëll dhe e kërkon edhe e gjen!
- S'ka se si!
- E pse?
- Sepse guglli dhe motorat e kërkimit mbështeten në fjalët kyç (keywords), mes gjanash tjera. Sa i ka përfshi ai që e ka ba faqen në kod këto fjalë? Mandej asht problemi se sa asht e lidhun kjo faqe me faqe ma të fuqishme, me renditje ma të mirë, në mënyrë që ta ndihmojnë ate?
- E çka ka lidhje kjo?
-Epo, ka lidhje, nëse don me e ba punën mirë, si duhet. Po të them, shko instalo firefox-in, instalo shtojcën 'alexa sparky' dhe vizito nji herë gegnia.com dhe mandej faqen e kësaj fabrike që po thue se e ka ba. Shih renditjen dhe mandej flasim.
:)
Nuk e di a e ka ba këte eksperiment ky shoku im, kjo ishte nji javë ma parë, por unë jo vetëm e bana, por bana edhe tjetërgja, që po e shpjegoj ma poshtë:
Në fillim më duhej me e gjetë faqen, këtij shokut s'ia kisha numrin e celularit se kisha ndërrue aparate, kështu që hopla, me kërkue në google.com. Fut 'shkodra peshqir' dhe disa prova të tjera dhe ma në fund e gjeta. Unë e kam t'instaluem sparkin, kështu që ula sytë poshtë, po çka me pa...

...s'ka renditje.
Atëherë, tue pasë parasysh se nji faqe me renditje të mirë e ndihmon nji ma të dobët, e futa nyjen e Florjan-V te gegnia.com:

Gegnia.com, pavarsisht se asht krijue me 21 mars 2008, për shkak të mospunës, ka hy në renditje diku te 11 milionshi, rreth maj-qershorit 2008. Deri në këte moment që po shkruej, renditja e saj asht 728.109 (jo keq...).
Tashti, futja e nyjes ishte me 23 shtator 2008. Mbas nji jave, me 1 tetor 2008, pamja e faqes asht kështu:

Sigurisht, 1 javë asht shum gjatë, por problemi asht se gegnia.com ende nuk asht ngjitë aty ku po punohet me e ngjitë. Objektivi asht që kur gegnia.com të jetë aq e përpunueme sa duhet, nji faqe pa rangim me arritë me e futë në renditje dhe me ja përmirësue klasifikimin për 24-48 orë me anë të përdorimit të gegnisë si faqe promovuese.
Gjithsesi, Florjan-V ta gëzojnë renditjen e re dhe i urojmë suksese në biznes dhe renditje sa ma të mirë ;).
Përditësim: nji ditë mbas këtij postimi, gegnia.com rezulton se ka hy edhe në rangimin e google-it, në nivelin 2. Lexo ma shum...
| Random Content | |