Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - shkrim

Komedianti hero skocez Franki Bojl akuzon BBC Trust për sjellje frikacake. Bojli botoi nji letër të hapun tue e përshkrue gjendjen në Palestinë si "në thelb, aparteid" dhe tue e vajtue faktin se BBC-ja "tash asht përbuzshmënisht e friksueme me sulmue dhe vulnerabël ndaj çdo lloj lobimi të bamë mirë".


Gilad Atzmon


Më 2008, Bojli bani nji hajgare të guximshme në programin Kafsha politike të Radios 4 të BBC-së. "I kam studiue artet marciale t'ushtrisë izraelite. Tashti di 16 mënyra si me i ra nji grueje palestineze në shpinë. Nëse e përfytyron Palestinën si nji kek të madh, epo... ai kek po bahet copë-copë nga nji çifut tepër i idhnuem".

Në fakt, askush s'mundet me e përshkrue barbarizmin dhe sadizmin kolektiv të shtetit izraelit ma saktë se kaq.

Mbas nji ankese prej nji ndigjuesi që tha se komentet ishin "të neveritshme" dhe "anti-semitike", komiteti i standardeve editoriale i BBC Trust hetoi dhe kërkoi falje. Komiteti tha se miratonte zbulimet e njësisë së ankesave editoriale mbi përdorimin e fjalës "çifut".

Pra ja ku jemi prap. Dikush në BBC kambëngul me na thanë se si me e përdorë fjalën "çifut". Asht e qartë se s'ka me pasë dobi. Izraeli e përkufizon veten si shteti çifut. Ai kryen krime kolosale n'emën të çifutnisë botnore. Me krejt respektin ndaj çifutëve, krenarisë dhe ndjeshmënive të tyne, gjuha angleze ende nuk asht pronë e Qeverisë Izraelite, e Miqve Laburistë t'Izraelit apo BBC-së. Çdo krim krye nga shteti çifut asht i gdhendun mbrenda nocionit tonë simbolik gjuhësor të "çifutit". Për aq sa çifutët duen me e pa veten si "dritë mbi kombet", shteti i tyne çifut na jep nji nga fazat ma t'errëta në historinë e humanizmit.

Franki Bojl

Bojli shkroi, "Mendoj se problemi këtu asht që producentët e shfaqjes (jo menaxherat e linjës së BBC-së) do të kenë mendue se Izraeli, nji shtet agresiv, terrorist, me arsenal bërthamor, asht cak i përshtatshëm për satirizim". Unë do të shtoja këtu që përpjekja me bllokue çdo diskutim mbi Izraelin asht thjesht nji simptomë tjetër e pushtetit hebre. Gjithsesi, ky pushtet shpërbahet sapo sfidohet publikisht nga njerz si Bojli e të tjerë.

T'lumtë Franki Bojl, dhe mos harro, nëse vërtet ata ia dalin me të mërzitë atje në BBC, gjithmonë mund t'i bashkohesh grupit tim të xhezit dhe të skatosh me ne deri në fund të bopit.

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval