Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

lajme - shkurt

Dje u zhvillue në Shkodër nji takim prezantues i programeve me kod të hapun (FLOSS), organizue nga Gegnia.com dhe FLOSS Kosova, me mbështetjen e Qendrës Progresi nga Shkodra. 

Në takim u fol për linuxin dhe programet me kod të hapun, filozofinë, përdorimin dhe funksionet e tyne, si dhe pati pyetje-përgjigje e diskutime të ndryshme.

Mundeni me i shtypë kutitë e vogla të bardha ma sipër për me pa disa foto nga veprimtaria. Kurse poshtë asht posteri i veprimtarisë.

Pjesmarrësve u foli Blendi Kraja nga Gegnia.com ndërsa nga FLOSS Kosova Arianit Dobroshi, Taulant Ramabaja dhe Gent Thaçi. Gjatë prezantimit u realizue nji lidhje rastësore me James Michael DuPont, aktivist amerikan i programeve me kod të hapun i cili asht mbështetësi kryesor i FLOSS Kosova dhe FLOSS Albania. Ma poshtë asht nji video nga YouTube, pa audio.

JavaScript is disabled!
To display this content, you need a JavaScript capable browser.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval