Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

lajme - shkurt

Kohët e fundit në Kosovë ka lindë nji konflikt i ashpër mes gazetares së BIRN-it Jeta Xharra dhe disa mediave t'afërta me qeverinë, ku gazetarja asht kërcënue me jetë. Pa dashtë me marrë anën e askujt, duhet thanë se nuk asht lajm i mirë sulmi ndaj gazetarisë, aq ma tepër kur bahet fjalë për kërcënime me vdekje. Nëse nji palë e prekun asht damtue nga gazetarët (pa nënkuptue këtu se gazetarja në fjalë ka shkelë etikën), mënyra ma e mirë për t'i "shkatërrue" ata asht tue i përgënjeshtrue dhe tue ua nxjerrë rrenat në shesh. Por jo me dhunë. Jo me vdekje.

Fatkeqësisht, ky rast po përdoret me shfry pasione dhe mllefe, në nji kohë që asht rast i mirë për Kosovën me hapë tema diskutimi që kanë lidhje me raportin gazetar-shoqni. Le të shpresojmë që të gjendet nji zgjidhje e mirë. Për me u informue për reagimet mbi këte, vizito këte nyje dhe këte tjetrën.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval