lajme -
shkurt
Përditësimi
E diel, 04 Prill 2010 15:52
E premte, 19 Mars 2010 18:51
nga Administrator
Mekanika moderne e pares
Doracak mbi rezervat e bankës dhe ekspansionin e depozitës
Banka Federale e Rezervës e Çikagos
Qëllimi i kësaj broshure asht me përshkrue procesin themelor të krijimit të pares në nji sistem bankar "fraksional rezervë". Qasja e përdorun ilustron ndryshimet në librat e balancës së bankës që ndodhin kur ndryshojnë depozitat në bankë si pasojë e veprimit monetar nga Sistemi Federal i Rezervës - banka qendrore e Shteteve të Bashkueme.
Marrdhaniet e paraqituna janë mbështetë në hamendësime thjeshtëzuese. Për hatër të thjeshtësisë, marrdhaniet janë paraqitë sikur t'ishin mekanike, por ato nuk janë ashtu, siç përshkruhet ma vonë në broshurë. Kështu, ato s'duhen interpretue sikur nënkuptojnë nji marrdhanie të ngushtë e të parashikueshme mes nji transaksioni të caktuem të bankës qendrore dhe sasisë së pares.
Faqet prezantuese përmbajnë nji përshkrim të shkurtë të veçorive të pares dhe se si vepron sistemi i pareve i ShBA-ve. Ilustrimet në dy seksionet vijuese përshkruejnë dy procese: se pari, si zgjanohen ose rrudhen depozitat e bankës në përgjigje të ndryshimeve në sasinë e rezervave dhanë nga banka qendrore; dhe së dyti, si ndikohen këto rezerva nga veprimet edhe të Rezervës Federale edhe të faktorëve të tjerë. Seksioni i fundit merret me disa nga përbasit që ndryshojnë, të paktën n'afat të shkurtë, marrdhanien e thjeshtë mekanike mes rezervave të bankës dhe pares depozitë.
shkarkoje e-librin n'anglisht këtu