Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - shkurt

KABUL, Afganistan

Në fshatin e pluhunosun afgan ku trupat amerikane vranë dy gra shtatzana dhe tre civilë të pafajshëm në shkurt, ndodhi nji ngjarje e pazakonët sot ku aktorët ishin nji babë në zi dhe oficeri ma i naltë i operacioneve speciale i ushtrisë së Shteteve të Bashkueme.



Nënadmirali Uilliam Mekraven, komandanti i Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale, u paraqit me dy dele, dhe sipas zakoneve afgane i bjen që u dorëzue.

Ai nuk u dorëzue tamam. Por edhe nuk kishte nevojë. Sipas kanunit së kësaj familjeje të Afganistanit juglindor kaq të shkatërrueme nga ngjarja e shkurtit, me ofrue dy dele asht e barazvlefshme me kërkue falje.

E baba, që humbi dy djem, dy vajza dhe nji nip, e pranoi ndjesën e Mekravenit sipas antarëve të familjes dhe hetuesve afganë.

"Unë jam komandanti i ushtarëve që kanë vra aksidentalisht të dashtunit tuej," i tha Mekraveni familjes sipas gazetës The Times të Londrës që kishte reporterin të pranishëm aty. Ishte hera e parë që forcat e operacioneve speciale e pranonin pjesmarrjen e tyne.

"Kam ardhë sot këtu me ju paraqitë ngushëllimet juve, familjes tuej, dhe miqve tuej," tha Mekraveni. "Kam ardhë sot edhe me kërkue faljen tuej për këto tragjedi të tmerrshme."

Mekraveni vazhdoi tue i thanë babës: "Zotni, ju dhe unë jemi shum të ndryshëm. Ju jeni njeri familjar me shum fëmi dhe me shum miq. Un jam ushtar. E kam kalue shumicën e karrierës sime përtej detit dhe larg nga familja, por edhe unë kam fëmi dhe zemra ime vajton bashkë me ju. Por ne kemi nji gja të përbashkët, nji gja shum të randësishme. Kemi të njejtin Zot. Ai asht nji Zot që tregon dashuni e dhimbsuni të madhe. Lutem sot për ju, zotni, që në zinë tuej Ai t'ju tregojë dashuni e dhimbsuni për me jua zbutë dhimbjen... Lutem gjithashtu qw Ai ka me pasë mëshirë për mue dhe për burrat e mi sa i përket kësaj tragjedie të tmerrshme."

Dhania e deleve asht nji formë kaq e randësishme e kërkimit të faljes, saqë babai tashti asht i detyruem mos me marrë hak, edhe ps i ka thanë gazetarëve se ka dashtë me u ba atentator vetëvrasës.

"Ishim shum të lumtun që ai na erdh në shpi," tha Muhamed Tahiri, vëllai i dy meshkujve dhe baba i 18-vjeçares që u vranë, tue iu referue Mekravenit. "Ne i thamë, 'Faleminderës shum. Nuk kemi me mbajtë gja të keqe në zemrat tona për ty.'"

lexoje të plotë artikullin këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval