Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

lajme - shkurt

Gegnia.com ka kontribue që Shkodra të pasqyrohet saktë në Open Street Map, që asht nji projekt me kod të hapun për pasqyrimin e rrugëve të qyteteve.


Në vitin 2007, nji nga kandidatët për Bashkinë e Shkodrës ishte zn. Namik Kopliku, i cili punon me hartat GIS. Si pjesë të fushatës së tij politike, ai kish shpërnda nji hartë të hollësishme të qytetit të Shkodrës falas për qytetarët shkodranë. Tue pasë parasysh se kjo hartë ishte shpërnda në masë falas dhe që Shkodra nuk ishte e pasqyrueme mirë në OSM, ne morëm iniciativën me e skanue dhe me e dërgue për procesim, si dhe me i kërkue zn. Koplikut me ia dhurue publikut tue ruejtë të drejtën autoriale.

Vullneti i mirë i zn. Namik Kopliku bani që ai me ia dhurue bashkësisë së kodit të hapun hartën e Shkodrës, e cila iu përcoll e skanueme ekipit përkatës, i cili u përkushtue që për 6 muej ta vektorizojë dhe ta botojë.

GIS Albania asht nji kompani e specializueme që merret me zhvillimin e sistemeve t'informacionit gjeografik dixhital në Shqipni. Qëllimi i shoqnisë, krahas shërbimeve tradicionale hartografike, asht me ofrue shërbime të reja që nuk ekzistonin ma parë në Shqipni si dixhitalizim hartash, GIS, LIS. GIS-ALBANIA ofron shërbime të tjera klasike topo-gjeodezike si: rilevime topografike në shkallë të ndryshme, azhornime hartash, ndërtim rrjetesh gjeodezike, punime topografike në objekte inxhinierike, etj. Cilësia e shërbimeve që ofron GIS-ALBANIA asht rezultat i përvojës së grumbullueme gjatë këtyne 20 viteve të fundit nga specialistët themelues të shoqnisë.

Të interesuemit mund ta vizitojnë faqen e kompanisë këtu.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval