lajme - shkurt
Kjo asht nji video e botueme sot nga Wikileaks, faqja e internetit e pakompromis për botimin e të fshehtave që banksterat e botës s'duen që ti me e pa.
Bahet fjalë për vrasjen e dy gazetarëve të Reuters-it, disa njerzve të tjerë dhe plagosjen e dy fëmive n'Irak. Ushtarakët amerikanë kanë rrejtë publikisht për hollësinat e ngjarjes në shtyp, ndërkohë që videoja flet ndryshe. Wikileaks e ka paralajmërue kohë ma parë publikimin e kësaj videoje dhe prejse e ka lajmërue asht përndjekë nga spiuna në çdo lëvizje që kanë ba.
Kjo video asht e klasifikueme nga ushtria amerikane dhe pasqyron nji ngjarje ndodhë në lagjen Bagdadi i Ri. Reuters-i asht përpjekë pa sukses qysh prej kohës së sulmit me e marrë videon mbështetë në Aktin e Lirisë s'Informacionit. Kjo video, xhirue prej nji helikopteri Apash, tregon qartë masakrimin e paprovokuem të nji të punësuemi të Reuters-it dhe të zemërmirëve që shkuen me e ndihmue sepse ishte i plagosun.
Vizitoje faqen e Wikileaks
Vizito faqen e projektit Vrasje anësore (Collateral Murder) që asht krijue me këte rast
| Random Content | |