lajme - shkurt
ABSTRAKT: Për të parën herë, asht studiue profili genetik i palestinezëve tue përdorë variabilitetin dhe haplotipet e antigenit leukocit njerzor (HLA). Krahasimi me popullsitë e tjera mesdhetare tue përdorë dendogramet fqinjësore (neighbour-joining dendograms) dhe analizat përkuese tregojnë që palestinezët janë genetikisht shum t'afërt me hebrejtë dhe popullsitë e tjera të Lindjes së Mesme, përfshi turqit (anatolasit), libanezët, egjiptianët, armenët dhe iranianët.
Të dhanat arkeologjike dhe genetike tregojnë se si hebrejtë ashtu edhe palestinezët erdhën nga kanaanitët e lashtë, që u përzinë tepër me popujt egjiptas, mesopotamë dhe anatolas në kohnat e lashta. Kështu, rivaliteti palestinezo-hebre mbështetet në dallime kulturore dhe fetare por jo genetike. Afria relativisht e ngushtë si e hebrejve ashtu edhe e palestinezëve me popullsitë perëndimore mesdhetare pasqyron rrjedhën e vazhdueshme përreth-mesdhetare kulturore dhe genetike që ka ndodhë në kohnat parahistorike e historike. Kjo rrjedhë kundërshton qartë modelin e fuzionit demik të shndërrimit të popullsive perëndimore mesdhetare nga bujqit e ardhun nga Lindja e Mesme në tranzicionin mesolitik-neolitik. Human Immunology 62, 889-900 (2001). ã American Society for Histocompatibility and Immunogenetics, 2001. Published by Elsevier Sciece Inc.Autorë:
Antonio Arnaiz-Villena, Nagah Elaiwa, Carlos Silvera, Ahmed Rostom, Juan Moscoso, Eduardo Gómez-Casado, Luis Allende, Pilar Varela, Jorge Martínez-Laso
shkarkoje të plotë studimin këtu
| Random Content | |