linux - fedora
Me dyqanin e vet të muzikës dhe shërbimet sinkronizuese në re, Ubuntu 10.04 rreket m'e eklipsue Fedorën në mendjen e shum njerzve.
Jo se i intereson fort drejtuesit të projektit, Pol Frillldsit. Ai më ka thanë në të shkuemen se Fedora ka cak "ma s'pari e kryesisht përdoruesit e interesuem dhe në gjendje me dhanë ndihmesë në kodin e hapun".
Nji sistem menaxhimi ngjyrash për profesionistët e grafikës dhe entuziastët e dritshkrojave
Dhe kur fola me Frilldsin pak para lëshimit të Fedorës 13 - që doli sot - ai e përsëriti at' pikë. "Ne duem nji kulturë kontribuimi, jo thjesht konsumim," u shpreh ai.
Ai fokus në përdoruesit kontribues dhe t'aftë teknikisht asht i pasqyruem në Fedora 13, ku ke me gjetë drajvera grafikë 3D me kod të hapun, vegla të mrekullueshme Python, disa mjete shum të kandshme menaxhimi ngjyrash dhe disa përmirësime ma pak xixëlluese.
Fedora 13 ofron përshpejtim me kod të hapun 3D për kartat grafike Nvidia. Ma përpara, mbështetja 3D ishte vetëm përmes drajvera pronësorë. Drajverat e ri Nouveau don me thanë se ata që kanë karta Nvidia tashti kanë nji opsion me kod të hapun që prapseprap ofron mbështetje 3D.
Ndërkohë që kjo ka me i pëlqy entuziastëve të programeve të lira, ma e randësishmja asht ndoshta që Fedora mund të ripaketohet dhe shpërndahet pa frikën e drajverave pronësorë.
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |