Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - fedora

Info

Fedora asht sistem operativ linux krijue dhe mbështetë nga Red Hat. Asht falas.

Shkarkimi

Me e shkarkue Fedorën, shko këtu.

Ke disa alternativa, mundesh me shkarkue LiveCD image, që asht nji iso që e djeg në CD, me të cilin mund ta startosh kompjuterin për me e provue Fedorën a të pëlqen. Kur del në desktop të LiveCD-së, aty ke nji ikonë "Install to Hard Drive", dhe me te mund ta instalosh Fedorën në hard disk. Mundesh me shkarkue edhe imazhin për DVD, i cili i ka tana paketat e instalimit (CD-ja ka ma pak).

Blemja

Nse nuk don me e shkarkue për arsye të ndryshme (s'ke internet të mirë, p.sh.), Fedorën mund ta blesh te gegnia.com si CD ose DVD, ose edhe të hedhun në USB. Fedora 11 në CD kushton 100 lek, DVD-ja kushton 300 lek, USB 1gb kushton 1.500 lek. Për të gjitha opsionet s'asht përfshi postimi, prandaj ai duhet shtue në fund. Na shkruej te kumt [te] gegnia [pik] com nëse je i interesuem. Asistenca teknike përfshihet te kjo faqe si dhe me email ose mesengjera, dhe asht falas :).

Instalimi

Instalimi i Fedorës asht shum i thjeshtë. Këtu po japim vetëm nji nga alternativat e instalimit nga DVD-ja, shkurtimisht.

Fedora ka instalues grafik, që don me thanë se nuk ke punë me komanda në terminal. Duhet me ditë anglishten, me ndjekë udhëzimet e instalimit dhe e instalon për pak kohë. Kur të dalësh tek tabela e particionimit (ku tregohet disku dhe particionet e tij), zgjidh "default layout" dhe instaluesi i ban të tana për ty. KUJDES: KJO KA ME E FORMATUE KREJT HARD DISKUN DHE KREJT DOKUMENTAT DO FSHIHEN. RUEJI!

Gjatë instalimit, të kërkohet me krijue fjalkalimin e rranjës. Ky fjalkalim asht shum i randësishëm sepse pengon ekzekutimin e kodit (virusat) pa dijeninë e përdoruesit, si dhe shërben për punimin në sistem.

Mbasi t'instalohet Fedora dhe do ta ristartosh kompjuterin, duhet me krijue nji përdorues të sistemit. Krijon pseudonimin, fjalkalimin dhe kalon në desktop. Ajo që vijon tashti asht nji udhëzues i shkurtë për me ba gjana themelore për konfigurimin e Fedorës.

Lidhja me internet

Mbasi ta kesh instalue Fedorën, gjaja e parë që duhet ba asht me krijue lidhjen me internet.

Tek shiriti nalt, djathtas, ke dy monitora, shtype ate me të djathtën dhe përzgjidh "Edit connections...". Ka me të dalë nji dritare e vogël, ku janë kartat që ka njoftë Fedora, si LAN-i (Wired), ashtu edhe valorja (Wireless). Nëse ke IP dinamike, pra thjesht ma përpara ke futë kabllin te karta dhe ke marrë internetin, s'ke nevojë me shkue këtu. Por nëse të duhet me përcaktue ti vetë IP-te dhe DNS-të, atëherë je në vendin e duhun.

Shtyp "Add", te "connection name" ven p.sh. "interneti". Mandej shko tek "IPv4 Settings" dhe tek  "method" përzgjidh mënyrën "Manual". Mandej shtyp prap "Add" dhe shkrueje IP-në (p.sh. 192.168.1.3) e mandej shtyp enter, shko tek netmask dhe shkrueje (p.sh. 255.255.255.0) dhe prap shtyp enter, si dhe Gateway-n (p.sh. 192.168.1.1) dhe mandej prap shtyp enter.

Ma poshtë ven DNS-të, p.sh. 208.67.222.222, 208.67.220.220. Jepi "Apply", mandej "Close".

Personalizim i desktopit

Me të djathtën shtyp në desktop dhe përzgjidh "Change Desktop Background". Të del dritarja ku përzgjedh sfondin. Tek "Theme" mundesh me përzgjedhë temën e desktopit, tek "Fonts" përzgjedh shkrojën me u përdorë. Këtu mundesh me shtypë "Details" dhe zmadhon ose zvogëlon shkrojat e menyve të desktopit. Kur të kesh krye, i jep "Close".


Me përdorë hard disk të jashtëm, USB, ose ndonji kartë

Shko këtu.

Terminali

Shko tek System Tools -> Terminal. Terminali asht nji program shum i dobishëm ku ti fut komanda për ekzekutim. Në terminal punohet në dy mënyra, si përdorues i thjeshtë dhe si administrator (super user). Si përdorues i thjeshtë nuk mund të ndikosh tek sistemi, ama si administrator, super user, ke mundësi hymjeje në secilin cep e skaj të sistemit.

Komanda me u ba superuser asht "su". Mbasi të shkruesh "su" dhe t'i japësh enter, duhet me futë fjalkalimin e rrajës.

Shpjegim: blendi asht user-i i personit. Tek "Password:" kur i shkruen germat ato nuk të dalin për shkaqe sigurie". Rreshti i trete tregon se je ba rrajë.


Nalt asht shembull i nji komande në terminal, konkretisht me gjetë emnin dhe versionin e linuxit.
Për t'u ba administrator, super user, në terminal shkruej su dhe shtyp enter. Ka me të dalë shënimi "password".

Mbasi të dalësh në desktop, nxirr nji terminal dhe shkruej komandën. Ki parasysh se mund t'i kopjosh këtu dhe t'i hedhësh drejt e në terminal, pra copy paste. ndërkohë që mbasi ta shkruesh komandën dhe t'i japësh enter ka me t'u dashtë me shkrue fjalkalimin e rranjës. Fjalkalimin, nsa e shkruen, ti nuk e sheh sepse kështu asht ba për siguri.

Instalo pluginat e fillimit

Rpmfusion asht nji plugin i cili ta mundëson instalimin e paketave që nuk janë përfshi në Fedorë për shkak të patentimeve, pra paketave që janë me pagesë. Për ta instalue, shtyp kodin e maposhtëm në terminal:
su -c 'rpm -Uvh http://download1.rpmfusion.org/free/fedora/rpmfusion-free-release-stable.noarch.rpm http://download1.rpmfusion.org/nonfree/fedora/rpmfusion-nonfree-release-stable.noarch.rpm'

Mbroje bazën e paketave me komandën e maposhtme në terminal:

su -c 'yum -y install yum-protectbase'
su -c 'perl -i -pe "s/(\[.*\])/\1\nprotect=yes/" /etc/yum.repos.d/{fedora*,rpmfusion*}'

Përditësimi

Yum asht programi i përditësimit i Fedorës.

Yumex (yum extended) asht program përditësimi grafik dhe që e instalon me komandën e maposhtme:

su -c 'yum -y install yumex'

Instalo LibreOffice

LibreOffice asht suita Office ma e mirë në treg.

 E instalon me komandën e maposhtme:

su -c 'yum -y groupinstall "Office/Productivity"

Efekte desktopi - compiz fusion

su -c 'yum -y install compiz-fusion-extras libcompizconfig ccsm compiz-manager libcompizconfig compiz-fusion-extras-gnome fusion-icon-gtk'

Me i aktivizue efektet shtyp në terminal compiz-manager.

Multimedia

Instalo Mplayer:

su -c 'yum -y install mplayer-gui'

Instalo Xine:

su -c 'yum -y install xine'

Instalo kodeksa shtesë:

su -c 'yum -y install xine-lib-extras-nonfree'

Instalo VLC:

su -c 'yum -y install vlc'
Instalo mp3 player:
su -c 'yum -y install gstreamer-plugins-ugly libmad libid3tag id3v2'
Instalo Google Desktop:
su -c 'yum --enablerepo=google install google-desktop-linux'

Instalo video editora:

su -c 'yum -y install avidemux kino'
Me luejtë dokumenta quicktime:
su -c 'yum install libquicktime'

Djeg CD e DVD

Brasero asht programi normal i instaluem, por mundesh me instalue edhe gnomebaker

su -c 'yum -y install gnomebaker'

Me nxjerrë prej dokumentave .rar

su -c 'yum -y install unrar'

p2p

Azureus, program mbështetë në java

su -c 'yum -y install azureus'


Bittorrent, program tradicional p2p

su -c 'yum -y install bittorrent-gui'

Instalo programe Microsoft

Duhet me krijue nji mjedis Microsoft brenda linuxit. N'terminal:

su -c 'yum -y install wine'

Instalo Skype

Shkarko Skype-n nga faqja zyrtare dhe hidhe në nji direktori, mandej në terminal shko tek ajo direktori dhe shkruej:

yum --nogpg install emni_skype.rpm
ku emni_skype asht versioni që sapo ke shkarkue. P.sh., nji komandë mund t'ishte kjo:
yum --nogpg install skype-2.2.0.35-fedora.i586.rpm

Nëse në versionin 64bit të Fedorës paketa instalohet por programi nuk punon, duhet me instalue disa paketa varësie

yum install pulseaudio-libs.i686 pulseaudio-libs-devel.i686 alsa-plugins-pulseaudio.i686 libv4l.i686 libXv.i686 libXv-devel.i686 libXScrnSaver.i686 libXScrnSaver.x86_64 libXScrnSaver-devel.i686 libXScrnSaver-devel.x86_64 dbus-qt.i686 dbus-qt-devel.i686 qt.i686 qt-devel.i686

Instalo fontet Windows

1. Hap nji terminal.
2. Banu rranjë tue futë fjalkalimin:
su -
3. Instalo paketat e maposhtme:
su -c 'yum install wget rpmdevtools rpm-build cabextract ttmkfdir'
4. Mandej krijo direktorinë rpmdev:
rpm -ivh http://easylinux.info/uploads/msttcorefonts-1.3-4.noarch.rpm --nodeps
5. Nëse nuk punon, instalo paketën chkfontpath.

Me përdorë mesengjerin e hotmail-it

su -c 'yum -y install amsn'

Me përdorë IRC

su -c 'yum -y install xchat'

Me pa dokumenta format CHM

su -c 'yum -y install gnochm'

Programe grafike

su -c 'yum -y install scribus blender gimp inkscape pdfedit'

ku scribus asht për faqosje, blender për punime vektoriale, gimp për përpunim fotosh, inscape për punime vektoriale dhe pdfedit me përpunue pdf.

Programe për fmi

su -c 'yum -y install gcompris tuxpaint'

ku i pari asht me lojna, i dyti me vizatue.

Programe teknike, desktopi e administrimi

su -c 'yum -y install moodle stellarium ekiga filezilla vsftpd putty gnome-phone-manager istanbul nautilus-image-converter nautilus-sound-converter gdesklets wallpapoz vnc gparted p7zip axel gconf-cleaner pessulus lshw lshw-gui arp-scan'

Përkthim

su -c 'yum -y install OmegaT stardict-dic-en subtitlekomposer gnome-subtitles'

Skaner antivirus

su -c 'yum -y install clamav'

Katalogim librash

su -c 'yum -y install alexandria calibre'

Financë

su -c 'yum -y install gnucash'

Klient email

su -c 'yum -y install thunderbird'

 

Komanda t'ndryshme n'terminal

ps aux - me pa proceset e kompjuterit, sa vend po marrin programe e procese të ndryshme

mount - me hypë nji media (psh: mount /dev/sdb1) me e heqë umount (psh: umount /dev/sdb1)

lspci - me listue paisjet pci që ke në kompjuter

lsusb - me listue paisjet usb që ke në kompjuter

su -c 'df -T -h' - me pa sa vend të lirë ke në hard disk

shred -z -u emni-i-dokumentit - me fshi nji dokument



Si me hypë nji iso pa e djegë

mkdir ~/disku/
su -c 'mount dokumenti.iso ~/disku -t iso9660 -o loop'
për me i pa dokumentat brenda isos, shko te direktoria ~/disku


Shih logun

Alternativa 1:
su -c 'watch /var/log/messages'
Alternativa 2:
su -c 'tail -f /var/log/messages'


Si m'i fshi dokumentat me zor n'linux?

Si m'i fshi dokumentat me zor n'linux?
Nganjiherë armiku ia del me t'i shti do dokumenta në kosh që s'hanë arsye e s'duen me u fshi. Nganjiherë mund të kesh pi aq shum birra sa s'e din se ku asht direktoria e koshit, thjesht s'e gjen dot sado të përpiqesh. Prandaj, puna e parë asht me e gjetë koshin se ku asht. Në terminal:
locate .Trash
Ka mundësi që dokumentat e koshit nuk të fshihen sepse mund të kesh ndonji direktori me emën '.Trash' tek ndonji particion që e ke hypë në ndonji direktori të caktueme. Për shembull, mund ta kesh formatue kompjuterin, ke instalue Fedorën, dhe e ke hypë particionin e arkivit në te, por ky i fundit ka ruejtë gjanat e hedhuna në kosh prej instalimit të maparshëm. Tashti duhet me e pasë paketën 'wipe' t'instalueme. Nëse s'e ke, në terminal:
yum install wipe
Mbasi të kryhet, shkon tek direktoria ku don me i fshi dokumentat dhe jep komandën e maposhtme:
wipe -f -r -c /home/blendi/arkiv/.Trash-500/
ku -f asht opsioni me e detyrue me zor, -r asht opsioni rekursiv që i fshin krejt gjanat brenda nji direktorie, dhe -c asht opsioni me ia heqë atributed (chmod) dokumentave.
Ma n'fund, shpëtove prej tyne! ;).

Nji alternativë tjetër me fshi fajlla asht kjo:
Direktoria e koshit gjendet tek /home/emni i përdoruesit/.local/share/Trash/files. Për me i fshi, duhet me ja ndërrue lejet me chown ose me chmod 777. Komanda në terminal:
sudo chown -R username /home/username/.local/share/Trash/files
ose (mbasi bahesh rranjë)
chmod 777 -R /home/username/.local/share/Trash/files
Ndërroje username me pseudonimin tand dhe mandej i fshin me dorë.


Si me ba server ftp

Instalo vsftp me
yum install vsftpd
ose me yumex.
Hape portën e SELinux-it në kompjuter (te menyja, SELinux management, shtype dritaren përbri FTP-së), si dhe lejo direktorinë shpi me u pa (SELinux Administration, shtype dritaren përbri ftp-së aty ku lexon "Allow ftp to read and write in the user home directories ftp_home_dir").
Shkarko konfigurimin e serverit në server prej këtu. ftp://vsftpd.beasts.org/users/cevans/untar/vsftpd-2.0.7/EXAMPLE/ Ke disa opsione me zgjedhë, varësisht aftësisë tande me ditë m'u orientue.
Vene tek /etc me komandën 'cp vsftpd.conf /etc/vsftpd.conf', ristartoje serverin ftp tek 'services'.
Për me punue me ftp, rekomandohet programi Filezilla (asht falas). Ki parasysh se ka probleme sigurie dhe ma e mira asht me përdorë "secure ftp", ftp të sigurtë.

FileZilla asht program për ftp.

Krijo, fshij direktori

Me krijue direktori
mkdir /home/blendi/direktoria
Me fshi direktori
rm -r /home/blendi/direktoria

Hymje automatike

Për me hy automatikisht në desktop të Fedorës, pra mos me të dalë tabela e hymjes me pseudonim dhe fjalkalim (login screen), duhet me ndryshue nji dokument:
gedit /etc/gdm/custom.conf
poshtë krejt gjanave që janë të shkrueme aty, shto këte tekst:
[daemon]
AutomaticLoginEnable=true
AutomaticLogin=blendi

rreshti i fundit ka "blendi" si emën përdoruesi, pra pseudonimi yt si përdorues.
Kjo ta mundëson që mos me i futë pseudonimin e fjalkalimin sa herë që e ndez kompjuterin, ose kur ke nji server ku s'të nevojitet me i futë, por vetëm don me kalu drejt e në desktop.

Dokumenta me emna me hapsina

chmod 777 "dokumentat e mia"
ku 777 don me thanë me pasë të drejta leximi dhe shkrimi, ose
chmod 755 'dokumentet e mia'
ku 755 don me thanë se përdoruesi mundet me i lexue, po jo me i ndryshue dokumentat.

Me pengue spamin në pidgin

yum install pidgin-privacy-please
Ki parasysh se duhet aktivizue dhe konfigurue tek pidgin-i (tools->plugins).


Problem me yum, mungesë nënshkrimi

Nëse ndonji paketë nxjerr mesazhin e maposhtëm:
> Package nfs-utils-lib-1.1.4-6.fc11.x86_64.rpm is not signed
zgjidhja asht kjo komandë në terminal:
yum update --nogpgcheck

Përditëso versionin e Fedorës (psh nga Fedora 10 në Fedora 11)

Në terminal, përditëso Fedora 10:
# yum -y update
# yum clean all
Rinise kompjuterin. Në terminal fillo përditësimin:
# yum install preupgrade
# preupgrade
NGP (ndërfaqe grafike përdoruesi) GUI
# preupgrade-gui
Përditësim Fedora 10 Server:
# yum -y update
# yum install preupgrade
# preupgrade-cli
# reboot

Përditësim prej CD/DVD:

 

# yum -y update
fut CD/DVD dhe rinise kompjuterin prej tij, mandej përzgjidh "Perform an upgrade of an existing installation".

~ ~ ~ Këto që vijojnë janë zgjidhje për versione të ndryshme të Fedorës. ~ ~ ~

Gjej IP-në e faqes s'internetit

Në terminal të linux-it, nëse fut komandën e maposhtme, gjen IP-në e faqes:
host president.al
Mandej shtin IP-në që të del gje gjen serverin ku mbahet:
host 111.222.333.444

Shembull me gjetë hostin dhe IP-në e nji faqeje.
(Fedora 7, por edhe ma tej)

Instalo Flash 9 + Quicktime

Në terminal fut komandat e maposhtme dhe mandej jep fjalkalimin rranjë:
sudo rpm -ivh http://linuxdownload.adobe.com/adobe-release/adobe-release-i386-1.0-1.noarch.rpm
sudo rpm --import /etc/pki/rpm-gpg/RPM-GPG-KEY-adobe-linux
mkdir -p /usr/lib/mozilla/plugins
sudo yum install nspluginwrapper.{i386,x86_64} pulseaudio-lib.i386
sudo yum install flash-plugin
mozilla-plugin-config -i -g -v
+
sudo yum install mplayer mplayer-gui mplayer-skins mplayer-fonts mplayerplug-in mencoder
sudo /usr/bin/mozilla-plugin-config -i -f
Ristartoje firefox-in dhe pluginat duhet me i pasë t'instaluem.
(Fedora 8, 32-bit)

Shfaqi direktoritë e dokumentat

Muri i zjermit në linux mundet me t'i pengue me u shfaqë dokumentat. Kjo mundet me ndodhë si kur instalon linuxin në kompjuterin tand, si kur punon në ndonji server të largët. Kjo mundet me ndodhë edhe kur instalon server ftp (p.sh. vsftpd).
Për me ba me u shfaqë dokumentat, banu rranjë dhe:
restorecon -R -v /var/www/html.....
ku /var/www/html asht direktoria dhe dokumenti që don me ba me u shfaqë.

Problem me yum

Nëse ke problemin e maposhtëm:
totem-mozplugin-2.23.2-4.fc9.i386 from installed has depsolving problems
--> Missing Dependency: gecko-libs = 1.9 is needed by package totem-mozplugin-2.23.2-4.fc9.i386 (installed)
nspluginwrapper-1.1.0-2.fc9.i386 from installed has depsolving problems
--> Missing Dependency: gecko-libs = 1.9 is needed by package nspluginwrapper-1.1.0-2.fc9.i386 (installed)
Error: Missing Dependency: gecko-libs = 1.9 is needed by package totem-mozplugin-2.23.2-4.fc9.i386 (installed)
Error: Missing Dependency: gecko-libs = 1.9 is needed by package nspluginwrapper-1.1.0-2.fc9.i386 (installed)
atëherë ban si vijon:
# rpm -e totem-mozplugin
# rpm -e nspluginwrapper
# yum update
(Fedora 8, 32-bit)

Flash player plugin

Kjo që vijon asht provue në Fedora 9 x64 në nji laptop Lenovo 3000 y410 dhe ka pasë sukses.
Plugini i flash-it s'asht i instaluem normalisht, prandaj duhet me e instalue:
1. Hap nji terminal.
2. Tash duhet me instalue paketën e Adobe-s për flash-in. Nëse komanda s'punon, shko te faqja e Adobe-s dhe kërko paketën rpm që e instalon n'yum.
su -c 'rpm -Uvh http://linuxdownload.adobe.com/adobe-release/adobe-release-i386-1.0-1.noarch.rpm'
3. Fut fjalkalimin e rranjës kur duhet.
4. Instalo pluginin flash me yum:
su -c 'yum install flash-plugin libflashsupport'
5. Fut fjakalimin e rranjës kur duhet.
6. Kur të kryhet kjo, instalimi i pluginit flash asht krye.
Për 64 bit
Për me e përdorë pluginin 32 bit me Firefox 64 bit, duhet me instalue paketën nspluginwrapper.i386 për me e aktivizue pluginin dhe paketat pulseaudio-libs.i386 dhe libflashsupport.i386 për zanin e pluginit.
1. Instalo pluginin flash si ma sipër.
2. Instalo paketat nspluginwrapper.i386, nspluginwrapper.x86_64, pulseaudio-libs.i386 dhe libflashsupport.i386.
3. Nis mozilla-plugin-config me e regjistrue pluginin. (Vërejtje: Ky hap s'asht gjithmonë i nevojshëm.)
su -c 'mozilla-plugin-config -i -g -v'
Si me e testue
1. Mbylle Firefox-in.
2. Hap 'about:plugins' dhe kontrollo që plugini asht tërheqë.
3. Hap Firefox-in dhe shko tek http://www.macromedia.com/shockwave/welcome/, n'at faqe duhet me pa reklamën e flash-it që thotë se plugini asht instaule me sukses.

Flash player 10 n'Fedora 10 x64 bit

Ma s'pari hiq flash-in që ke:
rpm -qa \*flash\*
Mandej shko këtu http://labs.adobe.com/downloads/flashplayer10.html dhe shkarko dokumentin për Fedora 10 x64
Mbasi ta kesh hedhë te nji direktori, në terminal:
tar zxf libflashplayer-10.0.d21.1.linux-x86_64.so.tar.gz
edhe nji komandë tjetër me u sigurue se asht në rregull:
ls libflashplayer.so
(kjo komandë ta nxjerr libflashplayer.so të shkrueme)
Mandej, nëse komanda:
cp libflashplayer.so ~/.mozilla/plugins/
nuk punon, merre fajllin që nxore (libflashplayer.so) dhe hidhe me dorë tek direktoria ~/.mozilla/plugins/. Këte direktori e sheh (asht e mshehun) tek direktoria shpi e përdoruesit, mbasi t'i japësh view-->show hidden files.
Përndryshe, ndërroje "blendi" me emnin tand (si përdorues/user):
[root@localhost blendi]# cp libflashplayer.so /home/blendi/.mozilla/plugins/

Instalo GoogleEarth

Mbasi ta shkarkosh versionin për linux, n'terminal shkruej:
chmod +x GoogleEarthLinux.bin
Kjo komand e ban të zbatueshme dokumentin dhe mandej jep komandën:
./GoogleEarthLinux.bin
dhe ndiq udhëzimet që pasojnë.
(Fedora 10)

Si me vu/ndërrue/aktivizue fjalkalimin rrajë


su --login
mandej e ndryshon:
passwd root

Problem me Sun VirtualBox mbas përditësimit

Mundet me të ndodhë që kur përditëson sistemin, kryesisht kur përditësohet kerneli, që Sun VirtualBox nuk t'i hap makinat virtuale dhe të nxjerr këte mesazh:
"Kernel driver not installed (rc=-1908)
The VirtualBox Linux kernel driver (vboxdrv) is either not loaded or there is a permission problem with /dev/vboxdrv. Re-setup the kernel module by executing
'/etc/init.d/vboxdrv setup'
as root. Users of Ubuntu, Fedora or Mandriva should install the DKMS package first. This package keeps track of Linux kernel changes and recompiles the vboxdrv kernel module if necessary."
Zgjidhja e kësaj asht kështu (në terminal):
yum update
yum install dkms
/etc/init.d/vboxdrv setup

Problem me "window manager"

Nëse ke problem me "window manager" dhe ta nxjerr nji mesazh të tillë: ""Window Manager 'unknown' has not registered any configuration tool"", ku dritaret e punës (programet e ndryshme) të dalin pa shiritat që e rrethojnë, me komandën e maposhtme e rifreskon desktopin dhe e zgjidh problemin.

metacity --replace &
Mandej, shko te "Preferences", "Startup Applications", dhe tek dritarja "Options" shtype kutinë "Automatically remember running applications when logging out". Dil dhe hyn prap.

Programe t'nevojshme me shpjegime

Komanda e parë ma poshtë e pastron yum-in, ndërsa e dyta e përditëson sistemin automatikisht.

su -c 'yum clear all'
su -c 'yum update'

Për me instalue ndonjenin nga programet, komanda në terminal asht

yum install paketa

ku paketa=emni i programit, p.sh.:

yum install tuxpaint

Nëse ke t'instaluem yumex-in, shko te paketat që s'janë t'instalueme, shtyp diku në trup të fushës me mi dhe shkruej emnin e programit, mandej shtyp kutine përbri saj dhe i jep me e instalue (process queue).
Ki parasysh se nëse don me instalue nji program, ai mund të kërkojë paketa shtesë. Për shembull, VLC-ja të kërkon me pasë t'instaluem pluginin rpmfusion dhe s'mund ta instalosh pa te. Gjithashtu, mbasi ta instalosh pluginin rpmfusion, instalimi i VLC-së kërkon paketa shtesë (dependencies).

kompozer me ba faqe interneti
gmusicbrowser program për kangë që mban në listë mbi 10.000 të tilla
gmail mail applet merre tek http://code.google.com/p/gnome-gmail-notifier/
QCad, BRL-CAD, Open CASCADE, FreeCAD, VARKON, Electric programe QAD
Miro Internet TV
TrueCrypt Disk Encryption
Audacity Sound Editor / Recorder
checkgmail me kontrollue adresën në gmail në kohë reale
xbmc media center
clamav antivirus
youtube-dl me shkarkue video nga youtube prej terminalit (shembull përdorimi: youtube-dl http://www.youtube.com/watch?v=jJcfG699IL4)
bogofilter me pengue spamin në Evolution 

testdisk me riparue particionet e hard diskut

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval