linux - fedora
Linuxi i jep tana paisjeve të jashtme nji emën në folderin /dev dhe mund të jetë e vështirë me përcaktu se ku ka me hypë paisja e jashtme. Gjithsesi, mundet me qenë /dev/sda1 ose ndonji gja e ngjashme. Nëse s'je i sigurt, shtyp 'df' në terminal dhe kanë me t'u renditë hapsina e kompjuterit dhe ku gjendet ajo. Kanë me t'u shfaqë /dev/hda1, /dev/hda2 (nëse ke nji disk të dytë), dhe në rastin tonë, ka me renditë edhe /dev/sda1 që asht hard disku i jashtëm.
Hypja e sistemit të fajllave të jashtëm (Hard Diskut)
Për me e hypë hard diskun të duhet komanda mount. (për me e zdrypë hard diskun kur don me e heqë, përdor komandën umount) Shembull:
mkdir /mnt/usbdrive
mount /dev/sda1 /mnt/usbdrive
Komanda e parë krijon nji direktori në direktorinë mnt me emnin 'usbdrive', e cila ka me qenë vendi ku ka me hypë harddisku (usb ose hard disk i jashtëm). Kjo bahet veç nji herë, ngaqe s'ke me e fshi këte folder dhe kjo paisje ka me hypë gjithmonë në këte vend.
Rreshti i dytë asht komanda që e hyp paisjen /dev/sda1 në pikën e hypjes /mnt/usbdrive.
Tashti mundesh me iu referue hard diskut prej terminalit tu përdorë folderin /mnt/usbdrive. Pra, shkon tek direktoria rrajë '/', mandej tek 'mnt', dhe aty ke direktorinë 'usbdrive', e cila pasqyron dokumentat që gjenden në paisje.
Që paisja të hypet sa herë të ndezet kompjuteri, duhet me ndryshu dokumentin /etc/fstab file. Ky dokument pasqyron paisjet që përdor kompjuteri. Thjesht shto në fund të dokumentit, në nji rresht të ri:
/dev/sda1 /mnt/usbdrive ext3 defaults 0 0
Ki parasysh që 'ext3' i referohet llojit të sistemit të fajllave, nëse e ke fat32 e ven ashtu. Gjithashtu, ki parasysh që rreshtat ndahen me 'Tab' dhe jo me hapsina, pra, si shembull, që me e vu 'ext3' në nji rresht me paisjet e tjera duhet me shtypë 'TAB' dhe jo 'Space'.
Hype me forcë volumin ntfs
mount -t ntfs-3g /dev/sda1 / -o force
ku /dev/sda1 asht paisja në format ntfs
Megjithate, kjo ndoshta nuk ka me t'u dashtë gja, sepse kohët e fundit janë ba paketa që i hypin automatikisht disqet.
| Random Content | |