Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - fedora

Merre Fedorën tek www.fedoraproject.org.

Sigurohu që kompjuteri në bios asht i përcaktuem me u ndezë prej cd-së.

Fut diskun e instalimit dhe nise kompjuterin.

Te del nji dritare "Welcome to Fedora 8!, shtyp opsionin e parë "Install or upgrade an existing system".


Të del nji dritare që thotë a don me e testue diskun se a asht në rregull. Nëse ke nerva me pritë, shtyp "OK", nëse jo, "Skip". Ki parasysh se duhet me punue me tastierë, sepse mini s'asht i aktivizuem ende.

Tash të del logoja e Fedorës dhe mini aktivizohet. Shtyp "Next", mandej përcakton cilën gjuhë don me përdorë dhe prap "Next", mandej del opsioni për gjuhën e tastierës, prap "Next".


Ke dalë në tabelën e particioneve, aty ku fillohet me përcaktue se ku don me e instalue sistemin operativ. Në mes ka të renditun hard disqet që ka kompjuteri. Ka disa opsione te fusha e parë, ne zgjedhim "Remove all partitions on selected drives and create default layout". Kjo ban që procesi të automatizohet dhe Fedora e krijon vetë sistemin e vet të instalimit. KUJDES: tash e mbrapa opsionet që zgjedh mund ta fshijnë krejt hard diskun, me krejt materialet që ke aty! Shtyp "Next", mandej e konfirmon me "Yes". Mundet me të nxjerrë disa mesazhe që kanë lidhje me kompjuterin, dhe kjo asht në varësi të llojit të kompjuterit dhe parametrave të tij.

Tashti ke dalë tek përcaktimi i Grub-it, që asht programi i vogël i cili menaxhon sistemet operative. Leni normale (default) dhe shtyp "Next".

Tek nji dritare të del lisa e kartave të internetit që njeh Fedora. Përcakto të dhanat e kartës së internetit tue shtypë "Edit" (normalisht del nji eth0 me nji kuti të shtypun përbri). Hiqe shenjin tek "Enable IPv6 support" dhe shtyp "Manual configuration" tek pjesa e IPv4. Shkruej IP-në dhe subnet mask (psh: 192.168.1.111/255.255.255.0) dhe shtyp "OK". Te dritarja tjetër që del, tek "Miscellaneous Settings" fut gateëay-n dhe DNS-të. "Next".

Tash dole tek zona orare. Vene minin mbi Tirana, mbas hallit që s'ka Shkodër, dhe shtyp "Next".

Tashti duhet me përcaktue fjalkalimin e rranjës (root password). Ky asht shum i randësishëm, dhe do flitet ma vonë për te. Shkrueje, konfirmoje dhe "Next".

Tashti mundesh me përcaktue se cka don me përdorë nga Fedora, a e don thjesht desktop apo server? Gjithsesi, mundesh edhe me i përcaktue ma vonë, por kjo të kursen kohë nëse e din se cka don me ba dhe cka lypet. Shtyp "Next" mbasi të përcaktosh opsionet.

Del te nji vend ku shtypet "Next" dhe fillon loja. Fedora formaton hard diskun, përcakton strukturën e vet dhe fillon instalimin. Ke me pa tek shiriti poshtë se si tregohen gjanat që po insalohen. Kur të kryhet ky proces, disku del vedit dhe të del nji dritare e vogël ku duhet me shtypë "Reboot", për me e rinisë kompjuterin sepse Fedora asht instalue.

Kur riniset kompjuteri, mundesh me shtypë "Show details" për me pa shërbimet që aktivizohen. Tashti del tek konfigurimi i përdoruesit të parë. Të del faqja "Welcome", shtyp "Forward", prap "Forward" dhe del tek Firewall. Aty janë shërbimet që mundesh me i lejue, mandej shtyp "Forward". Dole tek "SELinux", i cili asht muri i zjermit i Fedorës. Ka opsionet "Enforcing" - në fuqi, "Permissive" - lejues që lejon veprimet dhe i nxjerr në log, si dhe "Disabled" - jo në përdorim. Për mos me pasë probleme, ma mirë asht me e lanë "Permissive", por nëse e din cka po ban, mundesh edhe me e përcaktue "Enforcing". "Forward".

Tash përcakto datën dhe orën, "Forward". Tek "Hardware Profile", mundesh mos me e nisë, por me i shërbye bashkësisë së kodit të hapun rekomandohet që ta nisësh. Bahet fjalë për profilin e kompjuterit tand, i cili i shkon programuesve të Fedorës, të cilët i përdorin këto të dhana për qëllime programimi. "Forward".

Tash po krijojmë përdoruesin e parë të Fedorës. Username – ven emnin e përdoruesit (psh gegnia), full name - emni dhe mbiemni, password - fjalkalimi. "Finish" dhe dole në dritaren e autentifikimit. Fut emnin dhe fjalkalimin që përcaktove dhe hopla! dole në desktop të Fedorës. E gzofsh instalimin e ri ;)

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval