Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - fedora

Fedora 13

Fedora asht nji sistem operativ bazue në linuks që shpalos programet ma të fundit me kod të hapun e të lira. Fedora asht gjithmonë e lirë për gjithkend që ta përdorë, ndryshojë e ta shpërndajë. Asht e ndërtueme nga njerz anembanë globit që punojnë së bashku si bashkësi: projekti Fedora. Projekti Fedora Project asht i hapun për këdo që don me iu bashkue.

vazhdo leximin

N'orbitë me Fedora 13


Ma s'pari ndjesë: pak mbasi instalova Fedora 13, laptopi im gjashtë-vjeçar (i gjithëpranishmi Fujitsu) vendosi me kalue në arrest kardiak — nji shfaqje e habitshme, në mënyrë morbide, por jo nji që dëshiroja me e përsëritë. Prandaj m'u desh me harxhue ditët në vazhdim tue zavendësue kartën dhe me e ba me punue.

vazhdo leximin


Ubuntu 10.04 kundrejt Fedora 13


Pranvera asht kohë e mirë e vitit, kur lulet lulëzojë, zogjtë këndojnë dhe bashkësia e projekteve linuks lëshojnë frutet e punës së tyne dimnore. Veçanërisht projektet Fedora dhe Ubuntu vijnë në fund të cikleve të tyne gjashtë-mujore në prill/maj. Ky vit asht vit i mbarë, me Fedorën 13 që përfshin nji numër teknologjish interesante dhe përmirësimesh, si dhe Ubuntun që i ven shkëlqimin përfundimtar versionit të tij të mbështetjes afatgjatë (Long Term Support (LTS)).

vazhdo leximin

Nji drejtues ekzekutiv mbi Fedora 13 “Goddard”

Kam qenë tifoz i Fedorës prej vitesh dhe e kam përdorë shum kohë para se t'i bashkohesha Red Hat-it. Mezi ç'pres majin dhe tetorin për me pa se si asht tehu i mprehtë dhe vazhdoj me qenë i impresionuem nga novacioni që jep bashkësia e Fedorës. Ka kaq shum veçori të reja në Fedora 13 dhe asht e vështirë me veçue veç disa të parapëlqyeme, por qe ku janë disa që shquhen mbas disa ditëve të provimit të Fedora 13.

vazhdo leximin

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval