Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - fedora

Hap nji terminal, hyn si rranjë (komanda 'su') dhe shtyp:

mkdir /mnt/posta Kjo ka me krijue direktorinë 'posta' në direktorinë /mnt ku ka me u hypë particioni fat.
mount -t vfat /dev/hda1 /mnt/mail Kjo ka me e hypë particionin fat hda1 në direktorinë e krijueme ma parë, 'posta'. Mundesh me kqyrë brenda particionit fat tek direktoria /mnt/mail.

Për me e hypë automatikisht particionin fat kur ndezet kompjuteri, duhet me shtue nji rresht tek /etc/fstab:

Kalo n'terminal, hyn si rranjë dhe shtyp:
gedit /etc/fstab
Mandej shto rreshtin e maposhtëm:
/dev/hda1 /mnt/posta vfat rw,umask=0000,uid=500,gid=fedora 0 0

Ka me t'u dashtë me zavendësue '500' dhe 'fedora' me ID-të e vërteta të përdoruesit dhe të grupit. Këte e kontrollon tek menyja 'Users and Groups'.

Particioni fat ka me u hypë sapo të niset sistemi.
Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval