distrot në distrowatch

1
Mint
3352 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - informacion

Me gjithë zhurmën e fanfarën prodhue nga Windows 7, asht vetëm punë kohe që linuksi të bahet kryesuesi i sistemeve operative.

1. Versione të paqendrueshme Windows

    * Windows 95: revolucionarizoi kompjuerin personal
    * Windows 98: u përpoq me përmirësue Windows 95 por dështoi për turp
    * Windows Me: hajgare, shkurt e shqip
    * Windows NT: u përpoq me pru seriozitet në nivel sipërmarrjeje sistemit operativ, u përpoq...
    * Windows XP: i solli jetë nji sistemi të dështuem; prej Windows 95 sistemi operativ s'ishte dukë kurrë ma i thjeshtë
    * Windows Vista: Shih Windows Me

Me këte në mendje, çka me pritë prej Windows 7?

2. Versione të qëndrueshme linuksi

Versionet e linuksit, me probleme të vogla, kanë qenë shum ma të qëndrueshme.



3. Windows-i vazhdimisht çon çmimet

4. Kosto të qëndrueshme të linuksit

Licensat e programe me kod të hapun kanë mbetë njilloj: zero.

5. Kompatibilitet paisjesh në Windows

Microsoft Vista, versioni i fundit, ishte katastrofë sa i përket kompatibilitetit të paisjeve.

6. Kompatibilitet nga linuksi

Në dallim nga Windows-i, linuksi vazhdon me përparue në kompatibilitet paisjesh.

7. Premtimet e Windows-it

I kemi dëgjue të tanë analistat tue thanë se Windows 7 ka me e ringritë sistemin operativ të Microsoft-it. Por kjo asht thanë për secilin version.

8. Transparenca e linuksit

Versioni i ri i çdo distribucioni linuks s'mbështillet kurrë me sekret. Për këte arsye, mbi linuksin s'ka kurrë reklamim të rremë.

9. Krahasim specifikash

T'i krahasojmë disa specifika të  Windows 7 dhe Fedora 11.

    * Windows 7: skaje si OS X; ekran me shum prekje; program harte i ngjashëm me Google Earth; virtualizim hipervizor; programe sipas vendeve; përmirësime të hymjes së përdoruesit; heqje e sidebar-it
    * Fedora 11: Startim 20 sekonda; sistem dokumentash Btrfs; mbështetje ma të mirë C++; integrim Cups PolicyKit; siguri DNS-je; sistem normal dokumentash ext4; integrim lexuesi gishtash; metoda Ibus input zavendëson Scim-in për me tejkalue kufizimet; Gnome 2.26; KDE 4.2; përfshimje ndër-përpiluesi Windows

Tue i pa këto specifika, të dyja listat duken mbresëlanëse. Por specifikat e Fedora 11 i shtohen nji sistemi operativ si tigër. Microsoft-i po shpall shum prekjet si përmirësimin ma të madh, por kjo s'e përmirëson sistemin operativ, përveç se kërkon edhe paisje të reja.



10. Kërkesat për paisje

Microsoft-i thotë se Windows 7 ka me ecë në çdo paisje ku ecën edhe Vista, bile edhe në paisje paksa ma pak të fuqishme. Ma pak të fuqishme? E çka don me thanë kjo saktësisht? He-he-he, Windows 7 s'ka me pasë fat në tregun e netbukave. Dhe ngaqë XP-ja po jep shpirt, tregu i netbukave ka me u zotnue prej linuksit. Netbukat s'kanë këllqe me futë gja prej Microsoft-it përveçse XP.


përshtatë nga http://www.zdnetasia.com/insight/software/0,39044822,62052873,00.htm

Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

Mendoj se linuxi asht gja e mirë sepse linuxi asht alternativë ndaj Windowsit, dhe ngaqë prej gjithë sistemeve operative në skenë sot, Unix-i asht ma i miri ndër të këqij. -- Jamie Zawinski

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval