distrot në distrowatch

1
Mint
3358 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - informacion

Ky artikull shkruhet për me bindë nja dy-tre miq të mi në Shkodër se Microsoft-i po shembet, po tretet, po shkërmoqet, po thërmohet dhe po vdes.

Stiv Xhobs, drejtuesi ekzekutiv i Apple-it

Me 26 maj 2006 plasi lajmi nëpër mediat botnore se kompania Apple e ka tejkalue Microsoft-in dhe asht ba kompania drejtuese e teknologjisë. Pra, asht zyrtare, Apple ka ma shum vlerë në tregjet financiare sesa Microsoft-i.

Sipas këtij burimi, dhetë vjet ma parë kur Ballmer u ba drejtues ekzekutiv, asetet e tregut të Microsoft-it ishin 556 miliard dollarë amerikanë, të Apple-it 15.6. Sot, shiheni vetë për me besue:

Në fakt, e vetmja kompani amerikane e vlerësueme ma shum asht Exxon Mobil, me vlerë tregu prej 282 miliard dollarë.

Për me ja mbushë krejt mendjen miqve të mi, kjo konfirmohet edhe nga

The New York Times -  Apple Passes Microsoft as No. 1 in Tech

ITN - Apple surpasses Microsoft on the stock market

Wall Street Journal -  Fanboys Rejoice!: Apple Surpasses Microsoft in Market Cap

Nji lajm i fundit asht edhe ky nga ky burim

Linux-i me eklipsue investimin e madh të Microsoft-it në kompjuterat e dorës


Microsoft-i mundet t'i ketë hedhë çipat e tij "të tana në lojë" për kompjuterat e dorës (këtu dhe këtu), por asht linuksi që ka me e sundue këtë kategori të re paisjes, sipas kërkimit ma të fundit.

ABI Research thotë se paisjet mobile me linuks (non-smartphone) kanë me përfaqësue 62 përqind të sistemeve operative më 2015.

Androidi dhe sistemi operativ Chrome i gugllit kanë me drejtue vallen, ndjekë nga përpjekja e përbashkët e Intelit Nokias MeeGo dhe Palm webOS që tashti zotnohet nga Hewlett-Packard.

Dhe meqë jemi tek mbushja e mendjes, ju sugjerojmë me vizitue këte nyje për me pa paditë gjyqësore kundër Microsoft-it për monopolizime e mashtrime të ndryshme.

Nji burim i mirë të dhanash për informacion të vërtetë e jo propagandë mbi Microsoft-in asht kjo nyje. Gjithsesi, interneti asht i mbushun me informacion të ngjashëm, prandaj mjafton me kërkue dhe gjen.

Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

Ata që s'e kuptojnë linuxin janë të fatzuem me e shpikë edhe nji herë, por ma të vorfën. -- Burim i paidentifikuem

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval