distrot në distrowatch

1
Mint
3352 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - informacion

Ma s’pari, duhet me pasë parasysh që kur nuk je i lidhun me internet shkaku kryesor i problemeve me kompjuter je ti vetë. Varet se sa din me punue, që ta kesh kompjuterin në gjendje të mirë. Varet edhe nga lloji i paisjeve që ka kompjuteri, si dhe nga programet.

Nëse paisjet nuk janë origjinale, apo no-name, sigurisht që mund të mos punojnë mirë. Paisjet origjinale, brand-name, edhe pse janë pak ma të shtrejta e kryejnë punën mirë. Gjithsesi, s’mundesh me pretendue me të punue mirë kompjuteri kur ke vetëm 256 MB Ram (kujtesa) edhe nji procesor të dobët 1.5 GHz. Mendoje kompjuterin si diçka me dy gjana kryesore: kujtesa dhe procesori. Procesori asht si turbina, e cila e shtyn informacionin, të dhanat, kurse kujtesa asht si me qenë ngushtica e orës së ranës: sa ma e fuqishme me qenë turbina, aq ma shum informacion shtyhet apo procesohet; sa ma e madhe me qenë ngushtica e oranës, aq ma shum informacion procesohet. Megjithatë, varet tek nevojat e personit dhe tek njohunia e tij/saj e kompjuterit dhe pjesëve/programeve të tij se sa “të mirë/të shpejtë” e don kompjuterin. Për me i pa parametrat e kompjuterit, shko te: Start, settings, control panel, system.

Sa i përket sistemit operativ (OS), dmth Windows-it që përdor shumica dërrmuese (alternativa ma e mirë asht me përdorë Linux), pothuejse tana kopjet që qarkullojnë në Shqipni janë pirate, asnji s’asht origjinale. Kjo ka randësi sepse nëse nji kopje pirate asht ba nga nji person i papërgjegjshëm, ai mund ta ketë ba keq me/pa vetëdije, dhe si pasojë s’ka si me punu mirë kompjuteri kur sistemi themelor asht i keq. E dyta, pasja e nji sistemi operativ origjinal asht e mirë sepse e ke nga burimi i ligjshëm, pra të sigurtë, si dhe e ke lejen për me marrë përditësimet e vetë sistemit (updates), gja që të ban ma të sigurtë në internet përballë “armikut”.

Nji problem duhet pasë parasysh këtu në lidhje me tana programet: përgjithësisht në Shqipni janë pirate të tana. Ato munden me u instalue me krak (miniprogram që e bajnë hakerat për me e thy programin dhe me punue normalisht), por ekziston rreziku që vetë kraku të jetë virus, prandaj duhet me pasë kujdes. Nganjiherë, nëse programi kërkon me u përditësue në internet, ka rrezik që të bllokohet ngaqë lidhet me serverin e vet (faqja e internetit e firmës që e ka prodhue programin) dhe kodi i instalmit futet në listë të zezë (blacklist) dhe nuk të punon ma programi. Gjithmonë, nëse instalon ndonji program me krak, lexo mirë se çka ka shkrue ai trimi që e ka ba.


Kur lidhet me internet, kompjuteri ka njimijë arsye nga mund t’i vijë e keqja, prandaj duhet me fillue me mësu se çka duhet me ba që me mbrojtë veten. Nuk bahet fjalë me u ba ekspert kompjuterik, bahet fjalë me mësue gjana themelore që kanë me të hy gjithmonë në punë.

1.Përditësimet
Nëse punon me Windows, duhet me i marrë tana përditësimet që kanë dalë. Ma s’pari shko e kontrollo a e ke Service Pack 3 (Start, settings, control panel, system). Nëse s’e ke je në rrezik, prandaj duhet me e instalue. Mandej shko te Start, Windows Update dhe ndiq udhëzimet.

2.Muri i zjermit
Muri i zjermit (firewall) asht mbrojtja e parë ku duhet me të shkue mendja. Windows-i e ka nji të vetin, dhe nëse nuk din me përdorë ndonji tjetër, që asht zgjidhje ma e mirë, duhet me e aktivizue ate. Muret e tjerë janë ma të mirë sepse mundesh me i konfigurue vetë sipas dëshirës dhe janë ma praktikë.

3.Antivirusi
Programi i antivirusit duhet me qenë absolutisht i instaluem dhe i përditësuem. Përndryshe, e hangre.

4. Ti
Gjithsesi, ai që të mbron ma mirë se kushdo tjetër, je ti vetë. Nëse don me e pa internetin dhe kompjuterin si femën që ja ke lypë e s'ta ka dhanë, pra je idhnue në te, sigurisht që ke me pasë probleme. Por, nëse pajtohesh me shprehjen se “ s'ka vajza që s'duen, por ka djem që s'dinë”, atëherë fillo me mësue (dhe mos me harrue çka mëson!) lidhun me internetin e virusat, si dhe me sigurinë në përgjithësi. Duhet me krijue zakone të mira në përdorimin e kompjuterit dhe internetit. Për shembull, nji zakon mund të jetë me vendosë vetë se çfarë cookies (copa të vogla që shkarkojnë faqet që viziton në kompjuterin tand) me pranue, tue i përcaktue opsionet e Firefox-it me të pyetë çdo herë a me e shkarkue cookie-n apo jo.

Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

"Çka ndodh kur lexon ndonji dokument dhe ai ose s'të jep përgjigje ose shihet qartë se asht gabim? Në linux thue "linuxi ta shpif" dhe shkon me lexue kodin. Në Windows/Oracle/etj thue "Windowsi ta shpif" dhe shkon me shkapetë kryet për mur." -- Denis Vlasenko

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval