distrot në distrowatch

1
Mint
3352 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - informacion

FREE SOFTWARE IN THE BALKANS 2010

Me 11-12 shtator 2010 Flossal.org me Flossk.org dhe Universitetin e Vlonës organizon Konferencën I të Programeve të Lira në Ballkan.

Koncerenca Programet e Lira në Ballkan asht nji takim vjetor që ka me mbledhë audiencën e vet nji herë në vit për ligjërata dhe prezantime nga nji larmi profesionalësh vendorë dhe ndërkombtarë që kanë me paraqitë zhvillimet e fundit në bashkësinë FOSS. Ajo ka me shetitë nga vendi në vend, vit për vit. Konferenca e parë e këtij lloji ka me u mbajtë në Universitetin e Vlonës në Shqipni. Tue fillue në Shqipni, ne shpresojmë me krijue nji bashkësi atje që ka me vazhdue vitin tjetër me mbajtë konferencën e vet.

 



Pamje nga Vlona

burimi

Janë të ftuem folës nga krejt zona e Ballkanit. Fokus i veçantë ka me iu kushtue FLOSS-it n'administrimin publik.

Janë planifikue dhoma hakerimi programesh për projekte të ndryshme. SFK09 përfshinte folës nga 16 vende, kryesisht nga Ballkani, dhe ne shpresojmë se ata do të vijnë prap dhe do të sjellin të tjerë me vete.

Konferenca Programet e Lira në Ballkan synon me u ba takim vjetor i përdoruesve, zhvilluesve dhe mbështetësve të programeve të lira në vendet e Ballkanit. Konferenca do të mbledhë profesionistë, akademikë dhe entuziastë që kanë të përbashkët vizionin që programet duhet me qenë të lira e të hapuna për bashkësinë për me i zhvillue e përshtatë sipas nevojave të saj, dhe që dija asht pronë e përbashkët e lirë dhe e hapun për të tanë.

Konferenca ka me qenë nji ngjarje tradicionale që ka me mbledhë nji audiencë rajonale çdo vit që ka me bashkue krejt aktivistët nga Ballkani në nji vend për t'i shërbye bashkëpunimit.

Ajo ka me u përdorë edhe si nji pikë takimi për nji rrjet individësh, shoqatash dhe kompanish me synimin e sponsorizimit dhe nisjes së projekteve nga të cilat do të përfitojnë popujt e Ballkanit, tue e krijue ate si nji nga qendrat europiane të FOSS-it, gja që ka me krijue përfitime ekonomike për rajonin.

Synimet e tjera të konferencës janë me i prezantue bizneset e Ballkanit dhe publikun me alternativat me kosto ma t'ulët të programeve pronësore (me pagesë), me trajnue njerzit e vendit për zhvillimet ma të fundit të programeve dhe veglave të bashkëpunimit shoqnor, me nxitë respekt për licensat ligjore dhe me i mësue publikut metodat ma të mira për lokalizimin e programeve dhe dijenisë. Konferenca e parë e këtij lloji ka me u zhvillue në Universitetin e Vlonës në Shqipni. Ideja e konferencës ballkanike vjen nga Flavia Marzano dhe James Mike DuPont.

Organizatorët janë Universiteti i Vlonës, FLOSSK (Shoqata e programeve të lira/të hapuna e Kosovës), FOSS-AL (Shoqata e programeve të lira e të hapuna e Shqipnisë) dhe Akademia Shqiptare e Shkencave.

Pse duhet me ardhë në Shqipni me promovue programet e lira, dijen dhe shoqninë e hapun?

Shqiptarët janë njerz shum interesantë me nji histori të gjatë. Vendi i tyne asht malor por me nji bregdet të mrekullueshëm në detin Adriatik. Ia vlen me ardhë edhe pse njerzit janë mikpritës dhe të kandshëm.

Shqipnia ka qenë e izolueme fatkeqësisht nga bota, ka pasë pak kontakt me "Perëndimin" para vitit 1992, dhe qysh atëherë ata janë tue punue me vendosë marrdhanie ma të mira me botën. Arsyeja pse përmendet kjo asht që asht shum e randësishme me kuptue se pse ka pasë kaq pak bashkëpunim me botën e FLOSS-it. Kjo asht ndoshta ngaqë ka pasë shum pak kontakte dhe ndërveprim në të shkuemen. Shkëmbimi i ideve dhe udhëtimi i lirë kanë qenë të kufizuem

Qëllimi dhe objektivat e konferencës janë:


* Me u kthy në përvojë të kandshme për krejt pjesmarrësit.

* Me ndihmue përdoruesit dhe zhvilluesite programeve të lira në Ballkan me shkëmbye përvoja dhe ide, me vu lidhje dhe me krijue marrdhanie, si dhe me rritë bashkëpunimin.

* Me promovue në vendet e Ballkanit programet e lira dhe me kod të hapun, dijen e hapun dhe pjesëmarrëse, arsimin mbi teknologjinë e informacionit, kulturën e lirë dhe shoqninë e hapun, tue përdorë standardet e hapuna e të lira.

* Me i prezantue bizneset dhe publikun e Ballkanit me alternativat me kosto të lirë ndaj programeve të shtrenjta pronësore, me trajnue njerzit vendorë në zhvillimet e fundit për zhvillimet ma të fundit në programet dhe veglat e bashkëpunimit shoqnor etj.

Tue pasë parasysh natyrën pioniere të kësaj konference, fokusi ka me qenë mbi temat e maposhtme:

* Bisedime për gjuhën shqipe Albanian language talks.

* Çka asht programi i lirë dhe kodi i hapun

* Si e ndihmojnë zhvillimin ekonomik programet e lira dhe me kod të hapun.

* Si mund të përfitojnë institucionet publike dhe private nga programet e lira dhe me kod të hapun.

* Të drejtat, licensimi dhe patentat.

* Wikimedia dhe Kultura e Lirë.

* OpenStreetMap dhe Open Source Geo Information Systems.

* Përdorimi i programeve të lira dhe me kod të hapun për shkollat dhe bizneset.

* Si me punue me Microsoft-in tue përdorë programet e lira dhe kodin e hapun.

* Programues që paraqesin punën mbi projektet.

* Përdorimi dhe zhvillimi i programeve të lira dhe me kod të hapun.

* Përdorimi dhe zhvillimi i programeve të lira dhe me kod të hapun për:
        - Desktop
        - Kernelin e sistemit operativ
        - Programim/skripte
       - Vegla zhvillimore
        - Databaza
        - Siguri
        - Rrjete
        - Bashkëpunim, Internet, Internet 2.0
        - GRID/Clusters
        - Multimedia dhe prodhim videosh
        - Za mbi IP

Çka mund të bani


Do të donim me ju ftue me ardhë në Shqipni për me folë dhe me vizitue rajonin në konferencën tonë të këtij viti. Do mundohemi me gjetë sponsorë për shpenzimet e udhëtimit. Për këte kemi nevojë për nji listë të mirë trajnuesisht që t'ua paraqesim sponsorëve të mundshëm. Kjo dilemë mund të zgjidhet tue gjetë njerz si ju që do të duen me folë në konferencën e Vlonës.

Do të donim që ju me krijue leksione video që mund të shfaqen në konferencë nëse s'mund të vini vetë. Mjaft njerz në rajon nuk kanë aftësi të mira me lexue e shkrue anglisht dhe me iu dashtë me përdorë tekste shkrue n'anglisht asht e vështirë, ne duem me përkthye dhe lokalizue dokumentacionin e projekteve kyçe në shqip por edhe me krijue video trajnimi. Plani asht me prodhue video prezantuese në mënyrë që njerzit të mos kenë me lexue por edhe me pa dhe ndigjue. Idealja asht me pasë tekstin e videove të folun e të shkruem që të krijojmë video të lokalizueme bazue mbi këte.

Qëllimi jonë asht me krijue vetëdijësim ma të madh për FLOSS-in në Ballkan dhe Europnë Lindore dhe kemi punue me grupet rajonale. Sigurisht që shumica e vendeve të tjera janë shum ma përpara sesa Shqipnia dhe Kosova dhe kanë krijue njisi të ligjshme. Ne duem me marrë përfaqësues nga grupet e ndryshme të programeve të lira, me përfaqësim të grupeve si rajonale ashtu edhe ndërkombtare.

Ftohen autorët me paraqitë studime mbi çdo temë tjetër jo të renditun ma nalt, por të lidhun me programet e lira me kod të hapun. Megjithëse caku i konferencës asht rajoni i Ballkanit, janë të mirëpritun folësit nga çdo pjesë e botës (veçanërisht nga BE-ja dhe ShBA-të).

Shih faqen e regjistrimit në konferencë këtu

Shih faqen në Facebook këtu
Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

Në shumicën e vendeve shitja e gjanave të damshme, si drogat, dënohet. Atëherë, si asht e mundshme që njerzit mund t'i shesin programet e Microsoft-it dhe të shpëtojnë pa lagë? -- hasku@rost.abo.fi, Hasse Skrifvars

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval