distrot në distrowatch

1
Mint
3352 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - informacion

Software Freedom Kosova Conference 2010

25-26 shtator 2010, Prishtinë, Kosovë

Ftesë për prezantime

Universiteti i Prishtinës dhe FLOSS Kosova shpallin ftesën për prezantime për Konferencën Ndërkombtare të Lirisë së Programeve Kosova 2010, që ka me u mbajtë më 25-26 shtator 2010 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Informatikës të Universitetit të Prishtinës.

 



Pamje nga Prishtina

Tue marrë parasysh natyrën pioniere të kësaj konference, fokusi ka me qenë mbi temat e maposhtme:

* Çka janë programet e lira dhe kodi i hapun?
* Si mund ta ndihmojnë programet me kod të hapun zhvillimin ekonomik?
* Si mund të përfitojnë institucionet private dhe ato publike nga programet e lira me kod të hapun?

o FOSS n'administratën publike
o Projektet e shoqnisë së hapun

* E drejta, licensimi dhe patentat
* Wikimedia dhe kultura e lirë
* Përdorimi i programeve të lira dhe me kod të hapun për shkollat dhe bizneset

o Implementimi i OLPC-së në shkolla
o Sistemet e hapuna Courseware

        * OpenStreetMap dhe Open Source Geo Information Systems.
        * Programuesit prezantojnë punën mbi projektet.
        * Përdorimi i programeve të lira dhe me kod të hapun për:
        * Desktop,
        * Kernelin e SO,
        * Programim/skripte,
        * Vegla zhvillimore,
        * Databaza,
        * Siguri,
        * Rrjete,
        * Bashkëpunim,
        * Internet, Internet 2.0,
        * GRID/Clusters,
        * Multimedia dhe prodhim videosh
        * Grupe programesh
        * Za mbi IP

Ftohen autorët me paraqitë studime mbi çdo temë tjetër jo të renditun ma nalt, por të lidhun me programet e lira me kod të hapun.

Shtyp këtu me u regjistrue dhe me paraqitë temën tande

Datat kyç

Ftesa për prezantime mbyllet më 10 qershor 2010

Njoftimi fillestar i pranimti 1 korrik 2010

Afati për versionet përfundimtare të prezantimeve 30 korrik 2010

Konferenca 25-26 shtator 2010

Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

Në shumicën e vendeve shitja e gjanave të damshme, si drogat, dënohet. Atëherë, si asht e mundshme që njerzit mund t'i shesin programet e Microsoft-it dhe të shpëtojnë pa lagë? -- hasku@rost.abo.fi, Hasse Skrifvars

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval