distrot në distrowatch

1
Mint
3352 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - informacion

    * Gjuejtje e paligjshme e antilopës.
    * Hedhje karrikesh dhe shamje e punonjësve që shkojnë te Google.
    * Shitje peshqirësh dhe makinash sode me i mbijetue krizave financiare.
    * Bamje e akuzave false.
    * Përdhunim i viktimave të tyne tue i tha nëpër gjyqe.
    * Evazion fiskal.

Kutija thoshte "Kërkon "Windows Vista ose ma mirë". Kështu që instalova LINUX.

    * Mbledhje e prodhimeve të kompanive tjera, mandej shndrrimi i tyne në llaç në nji përpjekje të dobët me i "integrue" ato me varez të tjerë që i kanë asimilue.
    * Djegie e shpive të njerzve dhe vrasje fëmish, me komponenta difektozë elektrikë, mandej hedhja e fajit tek viktimat pse s'kanë ditë gja për njoftimin e tërheqjes nga tregu të këtyne komponentave dhe kërkesë që ata të paguejnë shpenzimet e gjyqit, ndërkohë që s'pranon që nji fëmi i vdekun paraqet ndonji farë "damtimi".

Në nji botë pa gardhe e mure, kujt i duhet Gates-i dhe Windows-i?

    * Gërvishtje e disqeve të lojës Xbox, mandej mohim i përgjegjësisë, ndërkohë që e pranon mshehtësisht.
    * Sabotim i bamirësive për qejf dhe për përfitim.
    * Paisje e Xbox-ave me ventilim të dobët që rezulton në nji Unazë të Kuqe Vdekjeje, mandej mohim i riparimeve brenda garancisë për viktimat.
    * Ngritje supesh nalt kur llogaritë Xbox Live vidhen.

Microsoft: "Ti ke pyetje. Ne kemi kapëse letrash që kërcejnë."

    * Me pretendue se asht policia tue kërkue auditim të librave të kompanive të tjera nëse ato guxojnë mos e i rinovue licencat e tyne Windoës/Office.
    * Infektim i botës me mbi nji milion virusa.
    * Me i ikë treni kundrejt teknologjive thelbësore, tue i quejtë të parandësishme, mandej marrja e kthesës si pula pa krye tue u përpjekë me xanë hapin mbasi krejt të tjerët i kanë futë në përdorim këto teknologji, ndërkohë tue mëtue se ky ishte plani qysh ma parë, tue e asimilue, tue pretendue se e ka shpikë ate teknologji, tue kërkue patentim për te, tue e kthye në pronë dhe/ose që i takon Microsoft-it, mandej tu'i mohue gjithkujt tjetër hymje n'at teknologji.

Programet janë si seksi: asht ma mirë kur asht falas.

* Shitje prodhimesh nën kosto me qëllim me shkatrrue konkurencën.
    * Marrje letrash mbështetjeje nga trupa të vdekun.
    * Mishnim i thellë i nji lundruesi interneti në sistemin e tij operativ me qëllim që me fitue luftën e standardeve të lundruesve.
    * Korruptim i delegatëve ISO për me votue në favor të tij.
    * Korruptim i furnizuesve nigerianë t'arsimit për me e heqë Linuksin nga laptopat e nxanësve.

Unix, DOS dhe Windows...i miri, i keqi dhe i shëmtuemi.

    * Korruptim i blogerave me laptopa që ata me ba shkrime favorizuese për Vistën.
    * Me folë dhe me u sjellë si trafikanta droge.
    * Shantazhim OEM-ave për me përjashtue prodhimet konkuruese.
    * Fushata shpifjesh kundër drejtuesve ISO që nuk i mbështesin.
    * Punësim proksish me sulmue kritikët.

Njerëzit thonë se nëse i luejnë mbrapsht disqet e Microsoft-it dëgjojnë gjana satanike, por kjo s'asht kurrgja sepse nëse i luen mbarë, ata t'instalojnë Windows-in.

    * Punësim mistrecash me diskreditue prodhimet konkuruese.
    * Punësim palësh të treta me ba gjyqe për damtime për Microsoft-n përmes proksit.
    * Punësim analistash me rrejtë në favor të Microsoft-it.
    * Krijim shoqatash të rreme me mbështetë axhendën e Microsoft-it.
    * Krijim kompanish të rreme me u marrë me gjyqe kundër konkurencës së tyne përmes proksit.

Përdor ma t'mirin...
Linux për servera
Mac për grafikë
Palm për mobil
Windows për Solitaire

    * Me u përpjekë me konkurue me media player-in dixhital ma të bukur në botë tue prodhue diçka që duket dhe sillet si budallë leckaman, deri në pikën që asht ngjyrosë kaf (fillimisht).
    * Prodhim i nji programi spreadsheetqë s'mundet me llogaritë kurrgja saktë, por që mandej formon bazën e përafërsisht çdo zyre biznesi në botë, tue e fatzue kështu njerzimin në vite llogarish të padobishme e të pabesueshme.

Pse me ba me nji shkurtesë at' që mund ta bash me 5 prekje miu? Mirsevjen në Windows!

    * Tue mëtue me hipokrizi për shkelje prone intelektuale, ndërkohë tue e mbështetë krejt perandorinë e tyne të biznesit në pronë të vjedhun.
    * Rritje e nji brezi të tanë budallejsh, për shkak se u mësohet në shkollë “Microsoft” në vend të “kompjuter”.

Windows Vista - tashti vjen me kurse menaxhimi zemërimi falas.

    * Shkatrrim i punëve amerikane me krah pune të lirë nga jashtë, tue korruptue politikanët me shty programin e vizave H1-B, mandej tu'e ba të tepërt forcën e tyne vendore të punës në vend të puntorëve të huej në shenjën ma të parë të problemeve financiare.
    * Përdorim i Indisë si punishte të ndytë programesh.
    * Helmim i programeve falas me bërllog patentimesh, me ndihmën e zellshme të tradhtarëve nga FOSS.
 
Roy Schestowitz
http://boycottnovell.com/2009/02/08/ms-sins-and-offences/

Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

"Si fiket ky send?" -- Linusi tue përditësue linux.cs.helsinki.fi dhe mbasi e kish përdorë serverin për disa muej

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval