distrot në distrowatch

1
Mint
2951 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - informacion

Përmbledhje: Përkujtim i mbretit të shou-manisë, por me nji vështrim faktual n'arritjet e tij, jo në propagandën

STIV XHOBSI ishte kapitalist shum i suksesshëm. Ai ndihmoi me krijue nji kompani që nxirrte shum pare.

 

Sigurisht, iPhone 4S asht shej stagnimi dhe ma shum deluzion dhe mashtrim se zakonisht nga Apple, propagandë mediatike dhe shtrembnim realiteti, por Stivi vetë bani nji punë shum të mirë mbasi iu ribashkue Apple-it. Me fjalën “i mirë” nënkuptojmë efektiv, fitimprurës. Shih mendimet e mia mbi Apple (video) dhe pse ajo kompani ishte në fakt jo-etike. Se a ishte Xhobsi që i merrte ato vendime përfundimtare apo jo nuk asht nji çështje që duhet ta trajtojmë sepse ka shum pasiguri aty. Vetëm njerzit thellë mbrenda kompanisë mund të hedhin dritë mbi këto çështje. Ne kemi disa faqe viki mbi Apple për me dhanë ma shum informacione mbi disa nga këto punë.

Patentat skandaloze të Apple-iit nuk kanë ikë bashkë me zn. Xhobsin. Nji ditë mbas vdekjes së tij ne lexojmë që “Stiv Xhobsi patenton OS X Dock ditën para se me vdekë”. Citojmë: “Nji kërkim në faqen e Zyrës së Patentave dhe Markave (PTO) tregon 312 patenta lëshue për Apple-n ku Xhobsi ishte nji nga shpikësit e listuem; 269 nga këto ishin patenta dizajni, që mbulonin anë ornamentale dizajni të ndonji paisjeje. (Nji kërkim që linte Apple-in jashtë gjeti 317 patent lidhun me Xhobsin, që don me thanë se ai ka paraqitë edhe disa aplikime patentimi kur nuk ishte tu punue tek Apple.) Duket se ka dheta aplikime të tjera patentimi të paraqituna n'emnin e Xhobsit, gjithashtu.”

Këto nuk ishin novatorizma. Këto ishin monopole dizajni. Shumica e tyne nuk janë të meritueme për shkak të artit paraprak dhe përgjithësisë. I kemi pa këto në sallën e gjyqit. Apple-i i duhej me manipulue provat (me rrejtë) për me i mashtrue gjykatësit.

lexo ma tek burimi

Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

Ata që s'e kuptojnë linuxin janë të fatzuem me e shpikë edhe nji herë, por ma të vorfën. -- Burim i paidentifikuem

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval