distrot në distrowatch

1
Mint
3352 <

scrollweblinks

pkh

linux - pkh

OpenDNS asht nji shërbim dns-sh që përfshihet në programet me kod të hapun. Përdorimi i dns-ve të tij (208.67.222.222 dhe 208.67.220.220) ta ban lundrimin n'internet ma të sigurtë.

Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - pkh

Axel asht nji përshpejtues shkarkimi i lehtë dhe i shpejtë për linux që përdoret në terminal por që ka edhe program grafik. Axeli asht në gjendje me i përshpejtue shkarkimet tue përdorë ma shum sesa nji lidhje HTTP/FTP

linux - pkh

Procedura e instalimit të programeve tar.gz dhe tar.bz2, që janë programe në kod themelor, pra që s'mundesh me i instalue me ndërfaqe grafike, përgjithësisht asht e njejtë.

Duhet me e hapë terminalin dhe me shkrue këto komanda nji mbas nji:

# tar xvzf paketa.tar.gz (ose tar xvjf paketa.tar.bz2)

kjo i nxjerr dokumentat nga paketa në nji direktori të quejtun paketa (asht shembull)

# cd paketa

kjo të çon tek direktoria paketa, dhe tri komandat e maposhtme janë komandat themelore për instalimin e programit.

# ./configure

# make

# make install

Duhet me pasë parasysh se në shumicën e rasteve programet kanë nga nji dokument me emnin 'readme' ose 'install', ku shpjegohet si me e instalue programin.

Mundet me ndodhë që kur zbaton nji komandë në terminal, terminali të tregon se mund të ketë ndonji problem. Asht me randësi me kuptue se çka po të thotë terminali për me e zgjidhë problemin. Për shembull, nëse terminali thotë se duhet me instalue nji paketë varësie (dependency), atëhere instaloje ate dhe mandej jepe prap komandën

 

linux - pkh

Programi i Menaxhimit të Praktikës Mjeksore (Medical Practice Management Software), PMPM, asht nji lloj programi që asht ba për me mbikqyrë dhe mbështetë veprimtarinë e përditshme të nji praktike mjeksore. Kjo kategori programesh zakonisht ofron funksione si futja e të dhanave, caktimi i orareve, billing, raportim, menaxhim të dhanash, prodhim raportesh, kontabilitet dhe prodhim i demografisë së pacientave.

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

"Çka ndodh kur lexon ndonji dokument dhe ai ose s'të jep përgjigje ose shihet qartë se asht gabim? Në linux thue "linuxi ta shpif" dhe shkon me lexue kodin. Në Windows/Oracle/etj thue "Windowsi ta shpif" dhe shkon me shkapetë kryet për mur." -- Denis Vlasenko

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval