distrot në distrowatch

1
Mint
3352 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - pkh

Axel asht nji përshpejtues shkarkimi i lehtë dhe i shpejtë për linux që përdoret në terminal por që ka edhe program grafik. Axeli asht në gjendje me i përshpejtue shkarkimet tue përdorë ma shum sesa nji lidhje HTTP/FTP

Axeli në punë

Për me e shkarkue dhe instalue axelin, kërko në depon e paketave të distribucionit që po përdor ose shko te faqja zyrtare me e shkarkue.

Për me e përdorë prej terminalit, hape terminalin dhe shkruej "axel" pasue nga adresa ose nga vendi i dokumentit që don me shkarkue:

$ axel http://dokumentipërshkarkim.org/dokumenti.iso

Dokumenti i shkarkuem ka me u vu normalisht në folderin shpi. Nëse vendos me e ndërpre shkarkimin, thjesht e mbyll terminalin. Ma vonë, për me e vazhdue shkarkimin, hape terminalin dhe ose shkrueje edhe nji here adresën ($ axel http://dokumentipërshkarkim.org/dokumenti.iso), ose shko me shigjetën që tregon sipër deri tek komanda dhe mandej shtyp Enter.

Ke opsionin me përcaktue shpejtësinë maksimale, numrin maksimal të lidhjeve dhe kërkimin e pasqyrave dhe shkarkimeve nga servera të ndryshëm. Për shembull, për me e mbajtë shpejtësinë mesatare rreth 4444660 bajte për sekond, mund ta vesh në këte mënyrë:

$ axel -s 4444660 http://dokumentipërshkarkim.org/dokumenti.iso

Ka edhe nji program grafik për axelin quejtë Axel-Kapt, por ma mirë ndoshta punon në terminal.

burimi

Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

Disa njerz më kanë thanë se nji pinguin i shëndoshtë nuk e përfaqëson bash mirë vlerën e linuxit, e kjo më len me kuptue që s'kanë pa kurrë nji pinguin të zemëruem me t'u vërsulë me 150 kilometra n'orë. Po ta kishin pa, do t'ishin matë mirë para se me e thanë këte. -- Linus Torvalds, tue shpallë Linux v2.0

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval