distrot në distrowatch

1
Mint
3352 <

scrollweblinks

Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - pkh

Procedura e instalimit të programeve tar.gz dhe tar.bz2, që janë programe në kod themelor, pra që s'mundesh me i instalue me ndërfaqe grafike, përgjithësisht asht e njejtë.

Duhet me e hapë terminalin dhe me shkrue këto komanda nji mbas nji:

# tar xvzf paketa.tar.gz (ose tar xvjf paketa.tar.bz2)

kjo i nxjerr dokumentat nga paketa në nji direktori të quejtun paketa (asht shembull)

# cd paketa

kjo të çon tek direktoria paketa, dhe tri komandat e maposhtme janë komandat themelore për instalimin e programit.

# ./configure

# make

# make install

Duhet me pasë parasysh se në shumicën e rasteve programet kanë nga nji dokument me emnin 'readme' ose 'install', ku shpjegohet si me e instalue programin.

Mundet me ndodhë që kur zbaton nji komandë në terminal, terminali të tregon se mund të ketë ndonji problem. Asht me randësi me kuptue se çka po të thotë terminali për me e zgjidhë problemin. Për shembull, nëse terminali thotë se duhet me instalue nji paketë varësie (dependency), atëhere instaloje ate dhe mandej jepe prap komandën

 

Random Content

linux

  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com
  • gegnia.com

citat linuks

Në shumicën e vendeve shitja e gjanave të damshme, si drogat, dënohet. Atëherë, si asht e mundshme që njerzit mund t'i shesin programet e Microsoft-it dhe të shpëtojnë pa lagë? -- hasku@rost.abo.fi, Hasse Skrifvars

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval