Kjo asht nji simeba e shkurtë por tepër efikase me klonue nji instalim linuksi tek nji tjetër (ose thjesht me ba nji ruejtje të plotë të desktopit/serverit. Mjedisi asht kur ke nji zyrë të vogël ku e rregullon nji desktop simbas qejfit dhe e shpërndan këte instalim në x kompjutera të tjerë, ose thjesht don me ruejtë gjendjen e serverit apo desktopit në nji kompjuter tjetër ose në nji dokument imazh.
Nëse don me i fshehë krejt ikonat çka ke në desktop të linuksit, e ke të mundun tue përdorë nji komandë dhe nji procedurë të thjeshtë. Për me i fshehë ikonat e desktopit, përfshi edhe dokumentat që mund të kesh lanë, hap editorin e konfigurimit gconf-editor (shtyp Alt+F2, shkruej komandën gconf-editor dhe jepi Run). Ose, hap nji terminal, shkruej gconf-editor dhe jepi enter.
Empathyasht mesengjer universal që asht i instaluem normalisht në Fedora 13. Me te mundesh me përdorë adresën e hotmail-it, yahoo-së, gmail-it dhe disa protokolle të tjera. Kohët e fundit asht shtu edhe protokolli i facebook chat-it Për me e përdorë: