Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - simeba

Për me hy në llogarinë tande, shko te http://www.yahoo.com/, shtyp “Mail”

Del faqja e hymjes, te yahoo ID fut emnin (te Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa emni asht “gegnia”)

“Keep me signed in” ka nji kuti, të cilën e shtyp nëse don me t’i ruejtë te dhanat për herës tjetër


Majtas ke disa gjana të shkrueme kur hyn brenda emailit tand:

Inbox – mesazhet që të kanë ardhë
Drafts – mesazhet që i ke shkru po s’i ke nisë hala
Sent – mesazhet që ke nisë
Spam – mesazhe që duhen fshi ose duhen pa se mos të duhen
Trash – mesazhet që i ke fshi

Për me fshi nji mesazh, shtyp kutinë përbri tij dhe i jep “delete”

Nëse të kanë ardhë mesazhe të reja, përbri inbox-it ka me dalë numri i tyne dhe fjala “inbox” ka me qenë me të zeza

Me shkrue mesazh të ri shtyp “New” dhe të hapet nji faqe me mesazhin e ri, që ka këto gjana:

To: adresa e marrësit, psh Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
Cc: adrese shtesë, nëse don me ja nisë edhe dikujt tjetër mesazhin përveç asaj adresës që ke futë te To:
Subject: titulli

Poshtë asht trupi i mesazhit ku shkruen çka don me shkrue. Mundesh me vu nji nënshkrim që perfshihet automatikisht në trup të tana mesazheve që ke me nisë tek “signature”

Mandej i jep “sent” dhe mesazhi që ke nisë shkon tek pjesa “Sent”. Nëse nuk e ke në adresar adresën të cilës ia ke nisë mesazhin, mundesh me e futë në adresar tek pjesa që të del mbrapa, ku fut emnin e mbiemnin e personit.

Për me dalë prej emailit, shtyp “Sign out”

Për me bashkangjitë nji dokument në mesazh:

Tek mesazhi i ri që hap me “new”, shtyp “attach”. Të del nji dritare ku mundesh me e zgjedhë dokumentin. Majtas ke vendet ku mundesh me kërku se ku e ke fajllin. E selekton dhe i jep “open”. Vonon pak sa ta ngarkojnë, dhe mandej i jep “send”.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval