linux - simeba
Fut diskun e instalimit mbasi të jesh sigurue se kompjuteri asht ba me u nisë prej diskut.
Kur të jesh tek opsionet e instalimit, shtyp shkrojen 'a' në tastierë dhe përzgjidhen krejt opsionet; mandej shtyp 'i' për me instalue lokalisht, dmth në kompjuter.
Pyetjes "Do you want to keep old configuration" i përgjigjesh tue shtypë shkrojën 'n' në tastierë dhe mandej 'enter'. Konfirmon me 'y' dhe instalimi vazhdon me formatimin e diskut dhe instalimin e programit.
Kur kryhet, del mesazhi "Softëare installet. Pres ENTER to reboot". Nëse s'ke pasë kohë me mësue anglisht, kjo don me thanë se programi asht instalue dhe mos pritofsh bjeri tastit enter me e kry këte punë. Edhe, mos rri tue u zgërdhi, por hiqe diskun prej vendit sepse ka me t'u nisë kompjuteri prej tij.
Kur kompjuteri riniset mbas instalimit, të kërkon a me e kontrollue diskun për gabime. Shtyp 'y' (po) se s'të kushton gja.
Tash programi ndalet në terminal, fut tek hymja (MikroTik Login) admin, ndërsa fjalkalimin (password) lene bosh, thjesht bjeri "Enter", mandej shtyp nji 'n' (jo) të vogël, sepse s'ka çka të duhet licenca se kopje pirate po përdor!
Tash je në terminal.
Duhet me pa a janë t'aktivizueme kartat e rrjetit, që duhet me qenë dy copë.
Shtyp 'interface pr', ose 'interface print', nëse shef nji shkrojë R përbri kartave, don me thanë se janë t'aktivizueme. Nëse jo, i aktivizon me komandën 'interface enable ether1', ku ether1 asht emni i kartës.
Tash duhet me i vu IP secilës kartë. Komanda asht
/ip address add address=121.121.121.1/24 interface=ether1. 24 i referohet subnetit (255.255.255.0).
Duhet shtue edhe itinerari, që asht porta ku kalon interneti përmes MikroTikut (ether1): /ip route add gateway=121.121.121.1; si dhe bahet maskarada po në këte kartë: /ip firewall nat add chain-srcnat action=masquerade out-interface=ether1
Tash që janë vu IP-të, jemi gati me hy në MikroTik prej njenit prej rrjeteve (121.121.121.x ose 10.0.0.x), varësisht se te cila kartë e vemë kabllin. Shko tek Mozilla, fut IP 10.0.0.1, shkarkoje Winbox-in dhe futi të dhanat (admin/bosh), dhe futesh në MikroTik për me e konfigurue.
| Random Content | |